Në godinën ku një ditë më parë humbi jetën 25 vjecari Elvis Jozifi , janë pezulluar punimet. Ditën e sotme janë arrestuar nga policia dy persona.
Të arrestuarit janë tekniku dhe manovratori i firmës së ndërtimit. Ata akuzohen për “shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi gjatë procesit të hedhjes së betonit në objekt, është dëmtuar një segment metalik i presës, i cili ka goditur në kokë 36 vjecarin Elvis Josifi, duke i shkaktuar vdekjen.
None found
Si pasojë e këtij aksidenti mbeti i plagosur edhe një puntor tjetër, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.
Avokati i teknikut Flamur Palla, Esmerald Xhafa thotë se veprimi i Prokurorisë është i nxituar për sa kohë nuk ka pritur përgjigjen e aktit të ekspertimit.
Sipas tij Flamur Palla s’ka nën përgjegjësi kontrollin e pompës së betonit, ndërsa manovratori Aurel Vermuni nuk ka kompetencë të kontrollojë gjendjen teknike të betonieres.
Ndërsa një dëmimtare okulare Loreta Dardha banore e zonës ende është e tronditur nga pamjet që pa një ditë më parë.
“Kemi parë tmerr me sy, nuk kanë siguracion në punë, çfarë të të them mezi e morën për ta çuar në spital”.
Një ditë më parë gjatë procesit të hedhjes së betonit në objekt në ndërtim u dëmtua një segment metalik i presës së betonieres. Ajo u këput dhe për pasojë goditi në kokë punëtorin 36 vjeçar Elvis Josifi i cili ndëroi jetë dhe një punëtor 59 vjeç u plagos.
Familja Josifi është ndarë me djalin e saj Elvisin. Ata jetojnë në katin e 5 të këtij pallati. Familjarët janë përplasur me pergjegjësit e firmes gjatë ceremonise mortore dhe nëna e viktimës ka hedhur akuza ndaj firmës duke i akuzuar se i kanë vrarë djalin teksa ai punonte për bukën e gojës.
“Djali im nuk vlen sa një drekë. Mos u tallni me gjakun e djalit tonë. Të kalben në burg ata që ma vranë dritën e syve.”
Këto jane fjalët që nëna ju drejtoi përfaqësuesve të firmës që i kërkuan të mbulonin shpenzimet e ceremonisë mortore. Abc Neës shkoi tek banesa e 35 vjeçarit dhe nëna e motrat e tij nuk pranuan të flisnin dhe nuk lejuan as kamerat. Vetëm një fqinje mundi të flasë.
“E ëma një ditrë në supermarket tha se djalin e kishte në punë në ndërtim dhe tha se kishte frikë për të, deri sa vjen në shtëpi unë rri me frikë”, thotë fqinja e 35 vjecarit,
Në apartamentin modest të familjareve të Ervisit ku sot e percollen ne banesen e fundit u ndeshëm me dhimbje dhe lot.
Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj Arjeta Roshajt, e dyshuar për…
Gjykata Themelore në Ferizaj i caktoi masën e paraburgimit 30 ditë, Arjeta Roshajt, e dyshuar për vrasjen në Ferizaj më…
Liridon Latifi kur ishte pjesë e ekipit të TiranësSiç është raportuar disa javë më parë nga “Newsport [...]Read More...
Gjykata e Fierit ka dhënë vendimin përfundimtar ndaj të akuzuarve për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Kurjan më 10…
Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë është ndërprerë për disa minuta pas raportimeve për një aksident të rëndë të ndodhur…
Analisti Petar Arsovski thotë se ideja për votim elektronik duhet të ndahet nga motivi politik dhe ai shtetëror."Duhet ta ndajmë…