Categories: kosovë

Demaku: Ndryshimet për Dhomat e Specializuara janë rregullim ligjor, jo ndërhyrje në drejtësi

Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Fadil Demaku, deklaroi në emisionin “RTK Prime” se amendamentet e miratuara për ligjin mbi Dhomat e Specializuara nuk përfaqësojnë ndërhyrje në proceset gjyqësore, por përcaktim të rregullave ligjore për funksionimin e tyre.

Të lidhura

None found

Duke iu referuar qëndrimeve të Bashkimit Evropian dhe Ambasadës Gjermane pas miratimit të ligjit në lexim të dytë, Demaku i cilësoi këto reagime të pritshme. Ai nënvizoi se Kuvendi i Kosovës ka kompetencë të miratojë ligje dhe të bëjë ndryshime në to.

“Bëhet fjalë për ligjin që përcakton mënyrën e funksionimit të këtyre institucioneve. Kjo është përgjegjësi e jona, sepse ne jemi ata që hartojmë dhe miratojmë ligjet”, tha Demaku.

Sipas deputetit të PDK-së, ndërhyrjet e miratuara kanë për qëllim qartësimin e kuadrit ligjor mbi të cilin është votuar krijimi i Dhomave të Specializuara.

“Nuk kemi të bëjmë me ndërhyrje, por me rregullim”, u shpreh ai, duke sqaruar se ndërhyrje do të konsiderohej ndikimi në një proces konkret gjyqësor.

Demaku theksoi gjithashtu se Dhoma Kushtetuese e Dhomave të Specializuara nuk është krijuar për të mbikëqyrur, drejtuar apo penguar Kuvendin e Kosovës në miratimin e ligjeve. “Ajo dhomë nuk është për ta kontrolluar ose për ta dirigjuar apo për ta ndaluar Parlamentin e Kosovës që të bëjë ligje apo ndryshime ligjore”, deklaroi ai.

Sa i përket presidentes së re, Justina Shiroka-Pula, Demaku tha se pret që ajo ta dekretojë ligjin e miratuar nga Kuvendi. “Unë konsideroj që ajo është edhe një nxënëse kushtetuese. Unë kam respekt jashtëzakonisht të madh për presidenten”, u shpreh ai.

Ai kërkoi që institucionet e Kosovës dhe komuniteti intelektual në vend të angazhohen së bashku për zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Të gjitha institucionet e vendit, por edhe pjesa tjetër intelektuale që kemi në vend, të gjithë energjinë e tyre krijuese, profesionale duhet ta delegojnë në drejtim që ligji të zbatohet dhe të jetë në funksion të mbrojtjes së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Demaku.

Në përmbyllje, deputeti i PDK-së përsëriti qëndrimin se ndryshimet ligjore nuk synojnë ndikimin mbi drejtësinë. “Ne nuk jemi duke ndërhyrë në drejtësi, po ne jemi duke bërë ligj për të bërë drejtësi të vërtetë”, përfundoi ai.

të fundit

Napoli synon katër afrime në janar, Allegri kërkon ndryshime në skuadër

Napoli po planifikon të hyjë fuqishëm në afatin kalimtar të janarit, pas një fillimi zhgënjyes të sezonit, me synimin për…

6 minutes ago

Seanca për vrasjen e Diana Kastratit shtyhet për 23 dhjetor

Seanca gjyqësore ndaj Adnon Jasharit, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Diana Kastrati, është shtyrë për 23 dhjetor,…

7 minutes ago

Jericole Hellems dhe Bora ndërpresin bashkëpunimin

Basketbollisti amerikan, Jericole Hellems nuk është më pjesë e skuadrës së Borës nga Prishtina. Klubi i Superligës së Kosovës, të…

13 minutes ago

E rëndë në Pogradec/ Punëtori bie nga skela gjatë punës, dërgohet me urgjencë drejt Spitali të Tiranës

Një punëtor është rrëzuar nga skela teksa ishte duke punuar në një objekt në lagjen nr. 1 të qytetit të…

14 minutes ago

Manchester United shqyrton mundësinë e emërimit të Pochettinos dhe klauzola e tij kap vlerën e 8.6 milionë eurove

Mauricio Pochettino është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Manchester Unitedit, në rast se klubi vendos ta shkarkojë Michael…

18 minutes ago

SDSM: Inflation and rising costs are making life harder for citizens

Inflacioni po rritet përsëri. Enti Shtetëror i Statistikave regjistroi një rritje të kostos së jetesës në tetor të këtij viti,…

21 minutes ago