Categories: Uncategorized

Dhunimi i fëmijës në çerdhe, administratori kërcënon gazetaren e “Stop” (VIDEO)

Emisioni “Stop” ka ndjekur rastin e dhunimit të fëmijës në çerdhe. Gazetarja e emisionit “Stop” ka shkuar tek çerdhja “The future” për një intervistë me drejtoreshën e këtij institucioni, Arjanën, e cila refuzon të dalë para kamerës.

Ajo shprehet se nuk mund të dalë me kamera, pasi nuk lë dot fëmijët vetëm. Ajo shprehet se fëmija nuk është dhunuar, por ka pranuar incidentin dhe i ka kërkuar falje prindërve të djalit.

Të lidhura

None found

Gazetarja: Zonja Arjana?

Drejtoresha: Po!

Gazetarja: Mund të flasim nga aty ku je?

Drejtoresha: Patjetër! Nuk të refuzoj, por jo me kamera tashi të nxjerrësh fëmijët…

Gazetarja: Jo nuk nxjerr fëmijët, hajde këtu jashtë.

Drejtoresha: Po kto nuk më lënë kurrë!

Gazetarja: Po s’ke eduktaore ti, ti je titullare?

Drejtoresha: Është e pamundur!

Gazetarja: Po si është e pamundur, justifikim është kjo?

Drejtoresha: Jo, nuk është absolutisht! Të fikë zotëria kameran, po shumë mirë jam shumë dakord.

Gazetarja: Ka ardhur një ankesë për një fëmijë që është dhunuar tek çërdhja juaj.

Drejtoresha: Unë kam kamerat, fëmija s’është dhunuar!

Gazetarja: Kush e ka dhunuar pra, se i keni thënë nënës hajde merre se është dëmtuar. Juve ku ishit si staf?

Drejtoresha: Unë?

Gazetarja: Prap edhe kjo pjesë e neglizhencës është.

Drejtoresha: Unë e pranoj dhe i kam kërkuar shumë falje dhe s’e kam mohuar në asnjë moment!

Gazetarja: Nuk po të akuzoj.

Drejtoresha: Shife, shife, si bën fëmija!

Gazetarja: Po mos e merr aty ti.

Drejtoresha: Nuk ikën n’bot!

Gazetarja: Po ti ke 6 veta staf, po viktimizohesh tani.

Drejtoresha: Jo absolutisht!

Gazetarja: Po pse nuk del jashtë?

Drejtoresha: Nuk dal!

Gazetarja: Po do dalesh se je titullare e institucionit. Është minimale.

Drejtoresha: Nuk kam bërë asnjë gjë!

Gazetarja: Është minimumi që mund të bësh. Nëna të paguan për fëmijën, kush e mban përgjegjësinë?

Drejtoresha: E mbaj! Patjetër, unë e mbaj!

Gazetarja: Nuk po të akuzon njeri. Hajde dil jashtë.

Drejtoresha: Jo të lutem, jo!

Pas kësaj bisede me titullaren, gazetaren e emisionit “Stop” e kërcënon “i forti” i kopshtit, administratori.

Gazetarja: Ti je pronari i godinës, apo ia ke dhënë me qira?

Administratori: I institucionit.

Gazetarja: Më sqaro njëcikë, cfarë statusi? I institucionit?

Administratori: Po!

Gazetarja: Shumë bukur! Si quhesh?

Administratori: Pak rëndësi ka, si quhem!

Gazetarja: Po, jo unë po të flas. Unë nuk të konsideroj, nëse ti nuk prezantohesh sic duhet! Unë t’u prezantova, jam Odeta Gjevori, gazetare nga emisioni “Stop”.

Administratori: Po!

Gazetarja: Ti kush je?

Administratori: Du fletën, që keni….

Gazetarja: Çfarë flete do?

Administratori: Ankesën!

Gazetarja: Çfarë flete do, mo?

Administratori: Që keni ankesën, për cfarë keni ardhë?

Gazetarja: Ore seriozisht e ke ti, që po bën muhabet me mua në këtë formë?

Administratori: Du fletën, që keni ardhë!

Gazetarja: Ça flete do ti, mo?

Administratori: Për cfarë keni ardhë? Du një mandat!

Gazetarja: Çfarë mandati, mor?! Cfarë mandate, mor? S’jam polic, unë jam gazetar. Po pyes për problematikën, ka ardhur një shqetësim. Si emision “Stop”, kam të drejtën e informimit .Je kopsht i licensuar?

Administratori: Po,normal!

Gazetarja: Nenin 4, lexoje! “E drejta e Informimit Publik”, hyn Media. Kam të drejtë të pyes, cfarë ka ndodhur me rastin, sepse kam fotot e një fëmije 2 vjec, që është gërric dhe është masakruar brenda ambienteve të kopshtit. O zotëri, të lutem shikoje! Është normale kjo?

Edukatorja: E dimë moj, e dimë! Se këtu e kemi pasur!

Gazetarja: Po pse bëni sikur s’e dini, pra?!

Administratori: Po ti, kur ecën me makinë, mund të shtypësh një njeri. Çfarë do thuash?

Gazetarja: Është aksident!

Administratori: Aaaa…

Gazetarja: Është aksident! Është aksident! Mu mos m’bërtit ashtu, se po t’flas tamam!

Edukatorja: Po edhe kjo ishte incident!

Gazetarja: Se nuk më fut fare frikën! S’ta kam fare frikën as ty, dhe as një njeriu!

Administratori: Asnjë, as unë! Pse unë kë kam frikë?

Gazetarja: Ta kesh parasysh, kujdes kur flet me mu! Se po të drejtohem me respekt, nëqoftëse s’ke respekt, ik vazhdo!

Gazetarja: Çfarë qëndrimi keni për këtë rast? Se është skandal! Zonja, ka bërë edhe një denoncim tek Komisariati nr. 3, për kopshtin në fjalë. E ka sjellë fëmijën tamam, e ka marrë më datë 29 me të cjerra. Është cjerrë vetë, e ka cjerrë dikush tjetër, neglizhenca e stafit tuaj!

Administratori: Po!

Gazetarja: Qëndrimi juaj për këtë rast?

Administratori: Dhe ti nesër me makinë, shtyp një njeri…

Gazetarja: Mos u merr me makinën në rrugë, merru me situatën brenda! Largohu mos më dil si i fortë! Largohu mos m’ dil si i fortë, se ke dalë nga fillimi deri në fund! Të jetë për të fortë këtu, jam vetë e fortë!

Administratori: E di!

Gazetarja: Nuk e vras mendjen hiç! E kam marrë përsipër këtë temë!

Administratori: Kujdes!

Gazetarja: Nuk më fut frikën fare! Kujdesu për ato, që ke aty brenda!

Por fëmija e dëmtuar vazhdon të vuajë pasojat dhe tani është bërë asocial dhe ka nevojë për ndihmën e psikologut. Për këtë rast CRCA, një organizatë që merret me të drejtave të fëmijë ka shprehur dëshirën që të ndihmojë fëmijën me një psikologe falas.

Marsela Lekli, psikologe shpjegon, se në të dy versionet, edhe nëse fëmija është dëmtuar vetë, edhe nëse e kanë dëmtuar të tjerët, fëmija ka presion nga faktorë të jashtëm, që kanë shkaktuar ankth dhe frikë./tvklan.al

të fundit

Furnizuesit gjermanë të automjeteve kalojnë te prodhimi i dronëve dhe industria e mbrojtjes, ndërsa sektori i makinave thellohet në krizë

Prodhuesit gjermanë të pjesëve për vetura po orientohen gjithnjë e më shumë drejt industrisë së dronëve, mbrojtjes dhe hapësirës, ndërsa…

5 hours ago

Bardhi: Balluku’s file leads to Edi Rama – searches of her home and phone demanded; imprisoned politicians face fewer charges

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në emisionin Prime News24 se dosja hetimore ndaj ish-zv.kryeministres Belinda…

5 hours ago

Bardhi mocks Spiropali: they are pushing her to leave, but she insists on staying in the SP parliamentary group at all costs

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ironizuar ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali duke komentuar situatën e fundit…

5 hours ago

After hot water and butter attack in prison, man convicted of raping and murdering 80-year-old seeks £100,000 from British state

Një 60-vjeçar, i dënuar me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen brutale të një të moshuare 80-vjeçare, ka kërkuar…

5 hours ago

Britain opens doors to up to 100,000 young Europeans every year

Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të lejojë hyrjen e deri në 100 mijë të rinjve nga vendet e Bashkimit…

5 hours ago

Azemi accuses opposition: In 12-hour debate on 2027 budget, pensioners were left out of the spotlight

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka kritikuar deputetët opozitarë, duke i akuzuar se gjatë 12 orëve të seancës për…

5 hours ago