Categories: Uncategorized

Detyrimet e prapambetura shkojnë 53 milionë euro, institucionet me borxhet më të mëdha

Në fund të tremujorit të parë 2020 detyrimet e prapambetura të institucioneve arritën në total rreth 53 milionë euro ku rreth 22 për qind e këtij stoku janë detyrime të krijuara në janar-mars 2020 kurse pjesa tjetër të mbartura nga viti i kaluar.financat

Pjesa më e madhe e detyrimeve të prapambetura i takojnë atyre që duhet të paguhen për llogari të individëve, që kanë fituar gjyqe pasi janë larguar pa të drejtë nga pozicioni i punës. Vetëm për vendime gjyqesh janë 4 miliardë detyrime.

Të lidhura

None found

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se nga institucionet bartëse të detyrimeve pjesa më e madhe i takon Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë me 1.7 miliardë lekë në total apo rreth 34 për qind të gjithë stokut.

Ndarja e borxheve sipas institucioneve:

Ministria Infrastrukturës dhe Energjisë – raporton që detyrimet e krijuara për periudhën janë në vlerën 98.7 milion lekë si 3-mujor ose 1.72 miliard lekë progresiv deri në Mars 2020, referuar detyrimeve të aparatit të MIE, ARRSH-së dhe AKUK-së.

Ministria e Mbrojtjes – raporton 1.28 miliard lekë detyrime të akumuluara, ku pjesa më e madhe i përket programit të Emergjencave Civile. Për tremujorin Janar-Mars 2020, ky institucion ka krijuar 401.5 milion lekë detyrime të reja.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë – raporton që detyrimet e krijuara për periudhën Janar-Mars 2020 janë në vlerën 30.8 milion lekë. Në total MASR ka 329.6 milion lekë detyrime të akumuluara.
Ministria e Drejtësisë – Nuk ka detyrime të prapambetura për periudhën Janar-Mars 2020.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale – Ka një stok detyrimesh të prapambetura prej 659.9 milion lekë, progresiv deri në Mars 2020.

Ministria e Brendshme – Stoku i detyrimeve deri në Mars 2020 është në vlerën 1.15 miliard lekë. Detyrimet e reja të krijuara në periudhën Janar-Mars 2020 janë në vlerën 50.6 milion lekë, ndërkohë që stoku i mbartur është 1.098 milion lekë.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – Nuk ka detyrime të prapambetura të trashëguara apo të krijuara për periudhën Janar-Mars 2020.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – nuk ka detyrime të prapambetura të krijuara rishtazi.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë – për tremujorin Janar-Mars 2020 ka krijuar 64.8 milion lekë detyrime të reja të prapambetura.

Në total stoku i detyrimeve të akumuluar deri në Mars 2020 është 464.6 milion lekë për vendime gjyqësore për ish punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Ministria e Kulturës – raporton që nuk ka detyrime të krijuara për periudhën Janar-Mars 2020, ndërsa stoku i detyrimeve deri në Mars 2020 është 1.7 milion lekë.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit – Stoku i detyrimeve deri në Mars 2020 raportohet në vlerën 196.5 milion lekë.

Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve – Në total deri në Mars 2020, DPT ka akumuluar 728.4 milion lekë detyrime të prapambetura për vendime gjyqësore lidhur me rimbursimin e TVSH. Gjatë 3-mujorit Janar-Mars 2020 DPT ka krijuar 648.3 milion lekë detyrime të reja./ Monitor

të fundit

Horoskopi 9 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Në ditë si kjo e sotmja do të ishte mirë të mendoni për të ardhmen afatgjatë, edhe pse ka…

23 minutes ago

Kamberi announces the Albanian coalition’s victory: 10 seats on the National Council

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…

25 minutes ago

More than 200,000 people protest in Amsterdam against Israel, demanding an end to arms sales

Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kundër ofensivës izraelite në Gaza.…

25 minutes ago

Disturbing discovery in Athens: Woman’s body found inside an abandoned suitcase; here’s what investigators suspect

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…

26 minutes ago

There is no excuse for my actions”/ Nvidia CEO admits affair with Chinese woman as company launches investigation into espionage suspicions

Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…

26 minutes ago

Fermín López shënon dy herë në derbi, por nuk e sheh veten rival të Raphinhas për Pichichin

Fermín López ka minimizuar gjasat e tij për të konkurruar me Raphinhan për trofeun e Pichichit, pasi shënoi dy gola…

29 minutes ago