Categories: Uncategorized

Stoku i detyrimeve të prapambetura arrin 124 mln euro në qershor, zgjerohet me 12% nga fillimi i vitit

Stoku i detyrimeve të prapambetura ( borxhet e pashlyera  për kontrata e pune  publike) arritën në fund të muajit qershor të këtij viti në 15 miliardë lekë (124 milionë euro), sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Stoku i borxheve të pashlyera u zgjerua në gjashtëmujor me 1,6 miliardë lekë (13.8 milionë euro) ose 12.5 për qind më shumë se ne janar të këtij viti. Në krahasim me qershorin e vitit 2021, stoku i detyrimeve është ulur me rreth 12 për qind.

Të lidhura

None found

Rritja e detyrimeve është krijuar nga punimet në infrastrukturë, për të cilat buxhetit i shtetit u detyrohet kompanive private me 5.1 miliardë lekë me një zgjerim 9.6 për qind nga fillimi i vitit.

Zëri “detyrime të tjera” që zakonisht përbehet nga detyrimet e pushtetit lokal dhe vendime të gjykatave të brendshme shënoi një stok detyrimesh me 9,8 miliardë duke u zgjeruan me 14 për qind në raport me fundin e vitit. Pjesa më e madhe në këtë zë e zëne janë vendimet e gjykatave të te brendshme për shkarkime të padrejta nga puna të punonjësve në administratën publike.

Raportimet e Ministrisë së Financave nuk përfshijnë vendimet e gjykatave të huaja.

Borxhet e pashlyera në kohë janë shndërruar në një zë të rregullt buxhetor edhe pse qeveria pas vitit 2014 i forcoi ligjet  për të parandaluar krijimin e tyre.

Një audit i imtësishëm   në 2014 zbuloi rreth 71 miliardë lekë detyrime të prapambetura, ku u përfshinë gjitha faturat, përfshi edhe faturat e pashlyera të energjisë të enteve publike ndaj OSHEE-së.

Për të shlyer këto detyrime qeveria rriti huamarrjen e jashtme. Por donatorët që dhanë huatë, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar imponuan forcimin e rregullave për administrimin buxhetor në mënyrë që të parandalohej krijimi i të rejave.

Sipas të dhënave të Entit Rregullator të Energjisë vetëm borxhit që entet publike kanë ndaj OSHEE-së arriti në 4-mujorin e parë të vitit 2022 në 22,1 miliardë lekë (183 milionë euro). Që nga viti 2013 këto detyrime u zgjeruan me 149 % ose me 2.4 herë. Në vitin 2013 borxhi i shtetit për faturat e papaguara të energjisë ishte rreth 9 miliardë lekë. Këto detyrime u shlyen nga borxhi që qeveria mori për këtë qëllim. Sakaq borxhi shlyhet nga taksat e qytetareve. Gati 10 vite më vonë, në vend që të kishim mësuar nga përvojat negative, situata është përkeqësuar edhe më tej, pasi detyrimet po shkojnë drejt trefishimit./Monitor/

të fundit

Horoskopi 9 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Në ditë si kjo e sotmja do të ishte mirë të mendoni për të ardhmen afatgjatë, edhe pse ka…

35 minutes ago

Kamberi announces the Albanian coalition’s victory: 10 seats on the National Council

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…

37 minutes ago

More than 200,000 people protest in Amsterdam against Israel, demanding an end to arms sales

Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kundër ofensivës izraelite në Gaza.…

38 minutes ago

Disturbing discovery in Athens: Woman’s body found inside an abandoned suitcase; here’s what investigators suspect

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…

38 minutes ago

There is no excuse for my actions”/ Nvidia CEO admits affair with Chinese woman as company launches investigation into espionage suspicions

Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…

38 minutes ago

Fermín López shënon dy herë në derbi, por nuk e sheh veten rival të Raphinhas për Pichichin

Fermín López ka minimizuar gjasat e tij për të konkurruar me Raphinhan për trofeun e Pichichit, pasi shënoi dy gola…

41 minutes ago