Categories: Uncategorized

DETAJET/ Të shkolluara por pa punë, vajza dhe nëna që u flijuan kishin ditë pa ngrënë

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi ka dhënë detaje të tjera tronditëse lidhur me ngjarjen tragjike në Kombinat, ku nënë e bijë u gjetën pa jetë në banesën e tyre, ndërsa vajza tjetër në gjendje të rëndë.

Shkak për këtë ngjarje dyshohet se nëna dhe dy vajzat ishin pjesë e një sekti fetar dhe besonin te ringjallja.

Të lidhura

None found

Sipas policisë, vajza që u gjet e pajetë, Anisa Josifi kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë dhe u gjet e mbuluar me jorgan.

“Vëllai i viktimës ka njoftuar se nuk ka kontakt prej tre ditësh me motrën që nuk u përgjigjen në telefon. Është njoftuar zjarrfikësja. Kemi hyrë nga dritarja e tualetit të banesës. Sapo hymë në banesë konstatuam të zonjën e shtëpisë të vdekur, një nga vajzat në gjendje kritike dhe në një ambient tjetër në krevat është gjetur e mbuluar me batanije dhe me jorgan vajza tjetër 33 vjeçare pa shenja jete. U krijua grupi hetimor dhe po kryhen veprime në vendngjarje.

Kemi gjetur shënime të ndryshme me përmbajtje fetare, do bëhet ekspertimi i telefonave dhe i kompjuterëve në banesë.

Vajzat ishin të arsimuara, kanë mbaruar shkollën e lartë, por ishin të papunë. Në konstruktin e tyre shihet se ka shenja se nuk janë ushqyer ditët e fundit”, tha Jaupi.

të fundit

VLEN: Pas 35 vitesh, provimi i jurisprudencës do të mund të jepet edhe në shqip

Afan Elezi nga VLEN sot në një konferencë për media tha se pas 35 vitesh pritje nga pavarësimi i shtetit…

2 minutes ago

Kosova po shqyrton mundësinë e aderimit në Konventën për vuajtjen e dënimeve në shtetin e origjinës

Ministria e Drejtësisë ka mbajtur takimin e Grupit Punues ndërinstitucional, me përfaqësues nga institucionet e Republikës së Kosovës, duke përfshirë…

6 minutes ago

Sllaveski: Alta Banka is financially stable as search for new owner continues

Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski tha se likuiditeti i bankës është i lartë dhe kreditë e këqija përbëjnë 2.9…

13 minutes ago

Konjufca: Political deadlock slowed reforms, but Kosovo’s level of preparedness did not decline

ëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, në emër të Qeverisë së Kosovës, në emër të…

13 minutes ago

Përplasjet për financimin e Ukrainës, Fico akuzon Merzin për shantazh: Nuk do të nënshtrohem!

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka paralajmëruar se mund të bllokojë miratimin e buxhetit shtatëvjeçar të Bashkimit Europian nëse vendet anëtare…

13 minutes ago

Dhoma e Përfaqësuesve ndal mocionin ndaj Hegseth, Trump e quan patriot të madh të shpallur të pafajshëm

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve kanë bllokuar përpjekjen për shkarkimin e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, i akuzuar për…

13 minutes ago