Afan Elezi i VLEN-it bëri të ditur sot, gjatë një konference për media, se studentët shqiptarë do të mund ta japin provimin e jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe. Sipas tij, kjo mundësi vjen pas 35 vjetësh nga pavarësimi i shtetit dhe 58 vjetësh nga miratimi i ligjit të parë për këtë provim.
Elezi e cilësoi vendimin të rëndësishëm për brezat e juristëve shqiptarë dhe tha se çështjet e pazgjidhura prej dekadash mund të marrin zgjidhje kur ekzistojnë vullneti dhe përgjegjësia politike.
None found
Ai kujtoi se studentët shqiptarë i kanë ndjekur studimet në shqip, por për provimin e jurisprudencës u është dashur të përdorin maqedonishten. Sipas Elezit, kjo pengesë është përsëritur për breza të tërë, ndërsa qeveritë e mëparshme nuk e zgjidhën.
Elezi iu drejtua edhe Arbër Ademit, të cilin e quajti protagonistin kryesor të opozitës, duke e pyetur në çfarë gjuhe e kishte dhënë provimin e jurisprudencës në vitin 2016. Ai shtroi pyetjen nëse Ademi, si jurist shqiptar, ishte detyruar ta jepte provimin në maqedonisht dhe, nëse po, me çfarë të drejte fliste tani për patriotizëm e mbante leksione për gjuhën shqipe, ndonëse gjatë pushtetit të tij kishte drejtuar tetë herë Ministrinë e Drejtësisë.
Sipas Elezit, nuk mund të kërkohet besimi i shqiptarëve duke u paraqitur si mbrojtës i të drejtave të tyre, pasi të kesh pasur mundësi institucionale t’i çosh ato përpara dhe të mos e bësh. Ai tha se qytetarët presin zbatimin e të drejtave përmes vendimeve konkrete dhe jo vetëm deklarata e fjalime.
Ai shtoi se nuk kanë marrë pushtetin për të përsëritur arsyetimet e qeverive të kaluara, por për të zgjidhur problemet e lëna prej tyre.
Provimi i jurisprudencës në shqip është një nga këto çështje dhe, sipas Elezit, nuk do të jetë e fundit që do të zgjidhet. Ai uroi studentët shqiptarë, duke theksuar se kjo e drejtë u përket dhe tashmë ka nisur rrugën drejt realizimit.
Në një deklaratë në rrjete sociale, kryeatri i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka kërkuar kreut të Grupit Parlamentar…
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidenti amerikan Donald Trump patën një telefonatë të tensionuar gjatë fundjavës, ku në qendër të…
Volodymyr Zelensky ka zbuluar detaje nga negociatat trepalëshe të zhvilluara në Abu Dhabi, që synojnë avancimin drejt një marrëveshjeje për…
“Nuk ka vend për të gjithë” është një refren që përsëritet në çdo sezon te klubet e mëdha. Këtë realitet…
Ministria e Drejtësisë ka mbajtur takimin e Grupit Punues ndërinstitucional, me përfaqësues nga institucionet e Republikës së Kosovës, duke përfshirë…
Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski tha se likuiditeti i bankës është i lartë dhe kreditë e këqija përbëjnë 2.9…