Categories: Uncategorized

Detajet e videoskandalit të Lefter Allës, kur u filmua dhe kush ishte i pranishëm

Gjatë publikimit të videos së kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, pasditen e sotme gazetari investigativ Artan Hoxha, nuk vuri aspak në dyshim, identitetin e kryebashkiakut që shihet në video ndërsa merr lëndë narkotike (kokainë).

Hoxha sqaroi se videoja është edhe më e gjatë, në regjistrimin e të cilës kryebashkiaku shihet në aktivitetin e tij, ku është filmuar edhe me pamje më të qarta, të cilat nuk lënë asnjë dyshim, se bëhet fjalë për Lefter Allën kryebashkiakun e Bulqizës.

Të lidhura

None found

Më tej Hoxha sqaroi gjithashtu se kryebashkiaku ka marrë kokainë në kohën kur është zgjedhur Kryebashkiak, dhe ka bërë edhe betimin si i tillë, dmth pas datës 30 qershor 2019.

Endri Xhafo: A mund të themi se në video është Lefter Alla?

Artan Hoxha: Kamerat e sigurisë të ambientit në fjalë nuk kanë punuar aq sa kemi filmuar dhe po publikojmë ne. Aty është filmuar me orë të tëra, është filmuar se kush ka qenë aty, periudha, data, ora, sekonda dhe pamje të tjera, ku gjërat duken më qartë dhe pa dyshime. Kjo kamera është filmuar pas datës 30 qershor, dmth pasi ai ka marrë mandatin e kryebashkiakut të Bulqizës.. Nuk vihet fare në dyshim identiteti i tij, për më tepër kjo video është pasi ka marrë mandatin dhe ka bërë betimin. Ky njeri ka përgjegjësi, sepse në radhë të parë është një njeri i zgjedhur për ti shërbyer qytetarëve të tij, dhe ndërsa shihet duke marrë lëndë narkotike, ai nuk e kryen dot më këtë funksion të cilët i kanë besuar qytetarët.

Gjatë bisedës me gazetarin Endri Xhafo në studion e ABC News, gazetari investigativ Artan Hoxha bëri thirrje disa herë autoriteteve, policisë, që të jenë sa më vigjilentë, dhe të çojnë përpara drejtësisë, të gjithë personat që kanë kërcënuar këtë kohë familjarë, dhe të afërm të pafajshëm, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me publikimin e kësaj videoje./abcnews

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

17 minutes ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

54 minutes ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

1 hour ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

1 hour ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

2 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

2 hours ago