Një tragjedi mund të kishte ndodhur ditën e sotme në Durrës.
Një i ri ka tentuar të hidhet nga kati i 5 i pallatit ku jetonte por fatmirësisht është ndaluar në kohë nga policia.
None found
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e shënuar mesditën e sotme në qytetin e Durrësit ku një i ri ka tentuar të vetëhidhet nga pallati por është ndaluar në kohë nga policia.
Mësohet se kufizimi për shkak të koronavirusit të ketë qënë edhe arsyeja e ngjarjes së ndodhur sot në lagjen nr.1 në Durrës, ku një 28-vjeçar tentoi të hidhej nga kati i pestë.
I riu ka dashur të dalë jashtë nga shtëpia duke thyer kështu urdhrin e qeverisë dhe rrezikuar një gjobë të majme por bashkëshortja nuk e ka lejuar duke e mbyllur brenda.
Pasi ka provuar disa herë të dalë, në gjendje të rënduar psikologjike ai ka tentuar të hidhet nga dritarja por gruaja e tij ka njoftuar policinë e cila i ka ardhur në ndihmë duke e futur sërish brenda në shtëpi.
“Doja të hidhesha. Nuk mund të rri dot më brenda”, ka thënë i riu pasi është shpëtuar nga policia.
Mesa duket ka edhe ngjarje të tilla në këto ditë të vështira jo vetëm për shqiptarët por thuajse gjithë botën, e cila është izoluar ose kufizuar për shkak të Covid-19.
Sa e përgatitur është Britania të mbrojë në 2026-ën një arkipelag ishujsh rreth 13 mijë km larg nga Londra, në…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj rritjes së çmimeve të transportit ndërurban, duke vlerësuar se kjo masë rëndon veçanërisht…
Ylli i futbollit Lionel Mesi, shkroi një faqe tjetër në historinë personale dhe të ligës së Amerikës së Veriut, duke…
Ditën e sotme, një zjarr masiv është shfaqur në pyllin e Dërmenasit, në afërsi të grykëderdhjes së lumit Seman, Fier.…
Bilall Kasami nga VLEN, ka komentuar sot spekulimet për për kalim në VLEN të kryetarit të Vrapçishtit, Isen Shabani dhe…
Janë dhënë masat e sigurisë për pesë personat e arrestuar, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në një hotel në…