Categories: maqedoni

BDI kundërshton shtrenjtimin e transportit ndërurban: Barra më e madhe bie mbi studentët dhe qytetarët

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar pas rritjes së tarifave të transportit ndërurban, duke theksuar se vendimi prek rëndë qytetarët që udhëtojnë çdo ditë, veçanërisht studentët dhe të punësuarit.

Të lidhura

None found

BDI u kërkon institucioneve përgjegjëse të bëjnë publike arsyet e këtij shtrenjtimi dhe të marrin masa për të zbutur ndikimin financiar mbi qytetarët, me fokus të veçantë te studentët dhe personat që varen nga transporti ndërurban.

Sipas partisë, bileta e udhëtimit nga Tetova në Shkup është rritur nga 200 në 250 denarë, që përbën një shtim prej 25% për një udhëtim. Për studentët dhe punonjësit që e kryejnë këtë itinerar çdo ditë, rritja sjell shpenzime të konsiderueshme shtesë gjatë muajit.

BDI thekson gjithashtu se, bazuar në të dhënat e paraqitura, shpenzimet mujore për transport janë rritur nga rreth 5.500 në 6.500 denarë, duke rënduar më tej buxhetet familjare.

“A është kjo politika e ‘kujdesit për qytetarin’ që po ofron pushteti? Në vend të politikave që do ta bënin transportin publik më të përballueshëm dhe do të mbështesnin studentët e të punësuarit që udhëtojnë çdo ditë, qytetarët po përballen me çmime gjithnjë e më të larta”, deklarojnë nga BDI.

Partia kërkon që institucionet kompetente të sqarojnë publikisht shkaqet e rritjes dhe të ndërhyjnë për mbrojtjen e qytetarëve, veçanërisht të studentëve dhe kategorive që varen nga transporti ndërurban. “Qytetarët nuk mund të jenë ata që paguajnë faturën e çdo dështimi të pushtetit”, shprehen nga BDI.

të fundit

Maran para ndeshjes në Ligën e Kombeve: Nesër nis aventura ime me Shqipërinë, kemi një repart me probleme, Asllani dhe Shehu…

Trajneri Rolando Maran po flet para ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi. Ky takim është rezervuar më 26 shtator(nesër) në Grupin 1 të Ligës…

4 minutes ago

Foreign Ministry confirms presence of North Macedonian delegation at Netanyahu’s speech at the UN

Konfirmojmë se përfaqësuesi i delegacionit të Maqedonisë së Veriut mori pjesë në fjalimin e Kryeministrit të Izraelit para Asamblesë së…

5 minutes ago

Four people charged with serious theft and attempted theft in the Tetovo area

SPB Tetovë njofton se ka dorëzuar kallëzim penal kundër E.V. (43) nga fshati Nikushtak, Komuna e Likovës, H.A. (53) nga…

5 minutes ago

The mystery of Geli Raubal’s death: new documents raise questions about Hitler’s role

Një zbulim i ri nga një historian gjerman ka rihapur misterin e vdekjes së Geli Raubal, mbesës 23-vjeçare të Adolf…

7 minutes ago

Wounding at “Zogu i Zi”, police clarify the incident

Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar përsa i përket plagosjes të regjistruar pak orë më parë në zonën…

7 minutes ago

New U.S. ambassador arrives in Albania, Eric Wendt to present credentials to President Begaj tomorrow

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, ka mbërritur në Tiranë, ndërsa nesër pritet të zhvillojë…

7 minutes ago