Categories: Uncategorized

DETAJET/ “Bëmat” e gjyqtares që liroi sot anëtarin e bandës së Durrësit Endrit Dokle

Vendimi për të liruar ish-kapon e njërës nga bandave famëkeqe të Durrësit, Endrit Dokle, ka firmën e gjyqtares Enkelejda Hoxha. Duke u kthyer pas në kohë shohim se ky nuk është vendimi i parë që ajo ka marrë në favor të personave me precedentë penalë dhe që konsiderohen të rrezikshëm.

Enkelejda Hoxha ka liruar nga burgu Ilir Pajën një vit para se atij t’i përfundonte dënimi. Ai ka qenë i njohur për arratisjet spektakolare nga burgjet italiane dhe gjermane dhe për këtë njihet me nofkën “UFO”. Në vitin 2008, Paja tentoi të ekzekutonte efektivin e policisë që shkoi ta arrestonte pranë farmacisë 10 në Tiranë.

Të lidhura

None found

KLD kërkoi verifikim për lirimin e tij. Ministri i Drejtësisë në atë kohë, Nasip Naço kërkoi shkarkimin e saj por në një mbledhje me dyer të mbyllura kërkesa u ndryshua dhe ndaj saj u mor thjeshtë një masë paralajmëruese.

Një tjetër vrasës i liruar nga gjyqtarja Hoxha është dhe Genc Tafili. Ky i fundit vrau në vitin 2000 kreun e policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari. Për këtë ai u dënua me 25 vite burg por u lirua vetëm pas 17 vitesh. Lirimi i tij u konsiderua i paligjshëm pasi ligji e parashikon që nga lirimi me kusht nuk mund të përfitojnë personat e dënuar për veprën penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, vepër për të cilën ishte dënuar dhe Tafili.

Sërish për gjyqtaren u kërkua verifikimi dhe shkarkimi. Presidenti Ilir Meta urdhëroi Inspektoriatin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë të verifikonte rastin ndërsa Ministrja Etilda Gjonaj kërkoi shkarkimin e gjyqtares. Megjithatë ajo shpëtoi sërish me një masë disiplinore.

Një rast i njohur ku është përfshirë gjyqtarja Enkelejda Hoxha është dhe ai i Rexhep Rrajës. Ajo fillimisht firmosi arrestimin e tij. Më vonë Rraja u lirua.

Por ai që mund të konsiderohet vendimi më skandaloz i kësaj gjyqtareje është ai i 3 nëntorit të 2017. Kësaj here gjyqtarja e rrethit gjyqësor të Krujës nëpërmjet një vendimi, vendosi njohjen e vjetërsisë në punë të Marjana Prenucas, një qytetareje , duke i njohur vitet e punës që në moshën 5-vjeçare./opinion

të fundit

Google Chrome sjell plotësim automatik të avancuar me AI

Shfletuesi i internetit Google Chrome do të marrë një përditësim të ri që do të përmirësojë funksionin e plotësimit automatik…

7 seconds ago

Denoncime të rënda për korrupsion, a po bën Erald Delilaj kërdinë në Dogana?

Një sërë denoncimesh për korrupsion dhe abuzime të mundshme në administratën doganore kanë ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si ushtrohet…

4 minutes ago

Marca raporton interesimin e klubeve angleze për Trent Alexander-Arnoldin, por jo të Liverpoolit

E ardhmja e Trent Alexander-Arnoldit te Real Madridi po bëhet gjithnjë e më e pasigurt, ndërsa disa prej klubeve të…

9 minutes ago

8 arrested in police operation targeting corruption scheme at “Sante Plus” Hospital

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave, në mesin e tyre ish-drejtorë të Fondit të sigurimit shëndetësor dhe…

13 minutes ago

Martinov: Student List’s victory is positive, but he does not expect progress in dialogue with Kosovo

Lista Studentore ka dalë fituese në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, duke lënë pas listën e mbështetur nga…

14 minutes ago

Netanyahu questions the credibility of the election and accuses Qatar of interference

Rezultatet e zgjedhjeve nuk janë ende zyrtare në Izrael, por Beniamin Netanjahu ka zgjedhur një taktikë tjetër, ai po përpiqet…

15 minutes ago