Categories: Uncategorized

Detaje nga ekzekutimi me breshëri plumbash i vëllezërve Haxhia: si vepronte grupi kriminal vepronte

Akti i rëndë kriminal ku mbetën të vrarë dy vëllezërit Haxhia në Durrës, tashmë po mbikqyret nga SPAK. Talo Çela mësohet të jetë i dyshuari kryesor i masakrës i cili është shpallur i pandehur për grabitjen e Rinasit në vitin 2019, paratë e të cilës dyshohet të kenë sjellë vrasjet e njëpasnjëshme në qytetin bregdetar.

Gazetarja Klodiana Lala tha se grupi kriminal në Durrës, i cili operonte edhe në Shkodër e Elbasan, po eleminonte një nga një anëtarët e saj për shkak të përplasjeve dhe prishjes së pazareve, por me qëllim që të fshiheshin gjurmët.

Të lidhura

None found

”Karantina i vlejti Policisë për të prangosur një sërë personash kriminalë. Orges Bilbili, vëllezërit Cala të grupit kriminal në Durrës.

Me hapjen e masave, ngjarja më e rëndë ishte vrasja e Viktor dhe Besmir Haxhia në Durrës. Ishte atentat mafioz. Pistat ishin të shumta. Klevis Salla ishte ai që bashkëpunoi me drejtësinë. Ishte një automjet që zbardhi gjithë linjën e hetimit.

Sipas Prokurorisë, Talo Cela është organizator dhe atentator i vrasjes së vëllezërve Haxhia. Sipas tyre, Haxhiajt e dinin ku fshiheshin lekët e grabitjes së Rinasit. Po ashtu edhe Nuredin Dumani. Si dhe Altin Doci që kishte lidhje shoqërore me viktimat.

Talo Cela kryesonte listën e të shumëkërkuarve. Janë dhe të tjera detaje, pasi bëhet fjalë për një numër të madh krimesh që janë bërë nga i njëjti grup. Për vrasjen e 2 marsit. Janë marrë nga Prokuroria e Durrësit, edhe për 3 vrasje në Elbasan në 2019, nga mesi deri në dhjetor, që besohet të jenë kryer nga i njëjti grup. Ky grup vepronte në Shkodër, Durrës dhe Elbasan. Dosja ndodhet në SPAK, është transferuar, ku do të ketë zgjerim të rrethit të të hetuarve.

Prokuroria ka dyshime që brenda grupit kriminal, po eleminonte një nga një anëtarët që mos linin gjurmë pas. Pasi të vrarët kanë qenë pjeë e grupit kriminal, dhe për shkak të përplasjeve, po vriteshin.

U zgjodh i njëjti vend atentati, si mesazh për anëtarët e tjerë. Është grup i strukturuar kriminal, me profil të lartë rrezikshmërie shoqërore, që kanë kryer atentate. Krim i organizuar që ka shkaktuar shumë viktima, por kanë sulmuar marrëdhënie që kanë prishur marrëdhëniet.”- tha gazetarja në News24.

të fundit

Berisha kërkon bashkimin e opozitës: Demokratët i mbrojtën studentët që në fillim të lëvizjes

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

19 seconds ago

Arrestohet në Selanik i dyshuari si pjesëtar i bandës që mashtronte të moshuarat; sekuestrohen 21,200 euro dhe sende me vlerë

Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]Read…

26 minutes ago

Lirohen Dritan Goxhaj dhe Edison Lika, të shoqëruar nga policia pasi refuzuan gjobat

Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…

26 minutes ago

Como triumfon me nëntë gola në transfertën ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve

Como ka regjistruar një fitore tepër të madhe në udhëtim te Lens, në kuadër të xhiros së katërt të fazës…

37 minutes ago

Arsenali fiton 2-1 në transfertë ndaj Slavia Pragës

Arsenali ka shënuar një fitore të vështirë në udhëtim te Slavia e Pragës.Pavarësisht që favorit i padiskutuehsëm, skuadra angleze fitoi…

38 minutes ago

Komandanti i Emergjencave Civile del në terren, shton shpresat për fatin e 69-vjeçarit: Ka gjasa të gjendet i gjallë

Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…

38 minutes ago