Bayern Munichu ka hedhur hapin e parë konkret në garën për sulmuesin e Club Brugge, Nicolo Tresoldi, duke kontaktuar përfaqësuesit e futbollistit 22-vjeçar.
Gazetari i Bild, Christian Falk, raporton se kampionët e Gjermanisë kanë nisur diskutimet për mundësinë e transferimit të lojtarit.
None found
“Nicolo Tresoldi është në listën e Bayern Munichut. Klubi është në bisedime me përfaqësuesit e tij”, ka deklaruar Falk.
Interesi i klubit bavarez nuk është zbehur edhe pse Nils Schmadtke, drejtuesi i rekrutimit që merrej me ndjekjen e Tresoldit, pritet të largohet nga Bayern Munichu në janar.
Gjermanët e konsiderojnë sulmuesin një investim për të ardhmen dhe planifikojnë ta afrojnë në verën e vitit 2027.
Barcelona, ndërkohë, nuk ka ndërmarrë ende ndonjë veprim zyrtar. Megjithatë, skautët e klubit katalanas e kanë ndjekur Tresoldin nga afër në përballjen e Ligës së Kampionëve mes Club Brugge dhe Liverpoolit.
Në stadium gjatë asaj ndeshjeje ndodheshin gjithashtu përfaqësues të Bayernit dhe Milanit, duke konfirmuar interesimin e disa prej skuadrave më të mëdha evropiane për sulmuesin.
Performancat e tij këtë sezon kanë qenë mbresëlënëse. Tresoldi ka shënuar 16 gola në 19 paraqitje në të gjitha kompeticionet, përfshirë pesë gola në Ligën e Kampionëve.
Pavarësisht këtij interesi, marrëveshja nuk pritet të arrihet lehtë. Club Brugge kërkon 60 deri në 70 milionë euro për kartonin e tij, pasi e bleu nga Hannoveri në vitin 2025 për 7.5 milionë euro.
Kontrata e Tresoldit me klubin belg skadon në vitin 2029, ndërsa beteja mes klubeve për firmën e tij pritet të jetë një nga çështjet më të diskutuara në afatin e ardhshëm kalimtar.
Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku tre persona…
Boksieri nga Kosova, Labinot Xhoxhaj, e ka mbrojtur me sukses titullin e kampionit të Evropës në kategorinë e rëndë, pasi…
Modelja shqiptare Jori Delli i ka dhënë fund beqarisë, e cila ka kurorëzuar dashurinë me reperin italian Fred De Palma,…
Pas shfaqjes së klipit të debatit mes Akilit dhe Valdetit në shtëpinë e BBVK, ky i fundit ka folur për…
Akili ka komentuar ashpër sjelljen e Nichit ndaj Antonetës, duke e quajtur atë “hero të dështuar”, “psikopat” dhe “pervers”. Ai…
Këngëtari Luiz Ejlli ka pyetur me batuta këngëtaren Artjola Toska, se përse nuk ka organizuar një dasmë për veten, ndërkohë…