Orges Bilbili, 30-vjeçarin nga Lushnja i dyshuar për disa krime i cili u arrestua disa ditë më parë pas një përplasje me armë zjarri në zonën e njohur si Xhamlliku në Tiranë, ku mbeti i plagosur ai vetë dhe një kalimtare e rastit tentoi me të gjitha format e tij që të shkatërronte telefonin e tij celular në momentet e ngjarjes.
Detaje nga dita kur ai u plagos dhe më pas u arrestua, i dha gazetarja Klodiana Lala në emisionin Kjo Javë në News24, duke cituar elemente nga raporti sekret i Policisë.
None found
Si reagoi Bilbili pasi u qëllua nga polici?
“Detaj interesant, është pika më interesante në raport edhe pse i plagosur, kur Shigjeta X po i jepte ndihmë qytetares së plagosur, Shigjeta Y ka ardhur ti japë ndihmë e ta prangosë Orges Bilbilin.
Në deklaratën e tij thuhet se Bilbili u bë shumë agresiv “s’më lejonte që t’ja ktheja duart mbrapsht e në këto momente filloi të thyente telefonin. Filloi ta përplaste në tokë, arriti ta bënte copash telefonin e tij”.
Mesa duket ka arritur të zhdukë gjurmët. Nga infirmacionet që unë kam deri tani telefoni nuk është arritur të rikuperohet.
Duke qenë se rezulton i përfshirë në disa krime, janë mesazhe, kontakte e të dhëna që mund ti shërbejnë prokurorisë për ngjarje të rënda kriminale, do duhej të rikuperohej me cdo kusht.
‘Kam ndërhyrë që mos ta thyente aparatin celular, por arriti ta thyente, edhe pse i plagosur, i shtrirë në tokë’, citoi Lala efektivin e Njësisë Shqiponja.
Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka zbuluar…
Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…
Alban Xhaferi, Presidenti i VllaznisëVllaznia pritet që së shpejti të ketë një kompleks modern sportiv, i quajtur ndryshe “Vllaznia Elite…
Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të…
Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit zonën e Tufinës në Tiranë.…
Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…