Një shofer dhe një fatorino që bënin me autobus linjën e transportit publik Tiranë-Kukës dhe anasjelltas janë ndaluar nga policia ndaj të cilëve është kërkuar dokument identifikimi.
Ky veprim sipas kreut të PD-së Kukës, është e paligjshme kur bëhet fjalë për transport public ndërqytetas.
Sipas Arif Rexhmatit dukumentet e identifikimi janë kërkuar me argumentin se është aksion kundër dhënies së ndihmës për kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme.
“Paaftesine e kontrollit te territorit te Republikes ne pikat hyrese e dalese te Shtetit Shqiptar, policia e Lleshit dhe Rames nuk mund ta justifikoje me terrorizim te udhetareve ne autobuzet e linjave nderqytetese”, shkruan Rexhmati teksa shton se kjo është policia KÇK e ministrit të Brendshëm dhe kryeministrit.
Reagimi i plotë:
Shtet policor, qe ndalon levizjen e lire !
Policia e Lleshit terrorizon pasagjeret e linjes Tirane-Kukes!
Ne kundershtim te hapur me ligjin , te levizjes se lire me transport publik te qytetareve brenda territorit te Republikes se Shqiperise, u ndaluan shoferi dhe fatorinoja e nje autobuzi te linjes Tirane-Kukes dhe anasjelltas!
Ne transportin publik nderqytetas nuk kerkohet dokument identifikimi dhe per kete arsye, baza ligjore per ” Ndihme te paligjshme te kufirit ” nuk ekziston.
Paaftesine e kontrollit te territorit te Republikes ne pikat hyrese e dalese te Shtetit Shqiptar, policia e Lleshit dhe Rames nuk mund ta justifikoje me terrorizim te udhetareve ne autobuzet e linjave nderqytetese.
Pas taksave te larta te vendosura per keto linja, pas takses ne Rrugen e Kombit, pas sfilitjes se ketyre shofereve per te pas nje pike nisje ( agjensi) ne Tirane si ka hije, se ngelen si “çifuti ne shkretetire” duke u keqtrajtuar nga policet gjobvenes te Tiranes, tashme ata perballen edhe me burgim te paligjshem!
Kjo eshte policia KÇK e Lleshit te Rames !
Kjo eshte policia me syze qe pretendon te luftoje krimin duke ndaluar dy punonjes te sherbimit nderurban, te cilet ndihmen e vetme nga shteti kane prangat, nderkohe qe krimi, trfikimi , korrupsioni, paligjshmeria jane ne maje te piramides qeveritare!
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…
Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…
Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…