Ish-kryeministri, Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë të bëra nga një qytetarë/e në Bulqizë.
Sipas Berishës personi në fjalë është kërcënuar me armë ndërsa ecte rrugës në qytetin e Bulqizës.
Referuar Berishës, denoncuesi/ja (pasi nuk e tregon gjininë as emrin), shkruan se po ecte rrugës teksa një makinë me xhama të zinj e ndiqte, ndërsa pas njëfarë kohe ka parë dy persona në sediljen e parë të mjetit të cilët i njihte, njëri prej të cilëve ka nxjerrë kallashin duke ia drejtuar.
Denoncuesi/ja shkruan se ata bërtisnin gjatë kësaj kohe dhe muzika brenda mjetit ishte me volum të lartë, ndërsa dyshon se ishin në gjendje të dehur.
Statusi i Berishës:
Bulqiza ne duart e gangstereve dhe krimineleve te partise se droges!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Mirmbrema Dr.Sali Berisha.
Zgjodha t’ju shkruaj juve pasi nuk dim ku te drejtohemi tjeter.
Ne Bulqize jan shtuar shum kto ganksterat.
Teksa po shkoja ne shpi rruges me afrohet nje Benz i Zi dhe u ndalua pran meje, Me muzik ne fund dhe une vazhdova rrugen teksa une hecja ato hecnin ktheva koken dhe i njoh si fytyra edhe shoferin edhe ate tjetrin qe ishte ne vend te pare, Nuk pash nese kishte te tjer pas se ishte mjeti me gjama te zinj mbrapa.
Teksa vazhdoja rrugen mjeti filloj te me ndicte dhe personi qe ishte ne vendin e pare nxorri kallashin ne dritare dhe duke shar e bertitur por nuk qelloi makina nderkoh ishte ne ecje.
Me sa dukej ishin ne gjendje te dehur dhe jan rreth moshes 18-19 Vjec. Ky eshte shteti kjo eshte policia e Bulqizes. Te kesh frik te hecesh rrugve se nuk i dihet me cfar perballesh.Me respekt… /albeu.com/
Rajoni i Udhampurit në Jammu është sulmuar sërish nga dronë, vetëm pak orë pasi India dhe Pakistani kishin rënë dakord…
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, foli sot një ditë para zgjedhjeve se kur mund të dalin rezultatet…
Pas triumfit dramatik të Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Athletic Bilbaos, fituar 3-2 pas kohës shtesë, futbolli…
Xhiroja e Italisë vijoi sot me etapën e dytë në Tiranë, një garë kronometri 13.7 km me 150 metra disnivel…
Prokuroria e Elbasanit ka ndaluar 4 persona, pasi ka dyshime se lejuan shtrimin e rrugëve në Belsh në funksion të…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mirëpritur në Shqipëri 19 delegacione nga Trupat e Menaxhimit Zgjedhor të vendeve të ndryshme të…