Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon qeverinë për diskriminim të Shkodrës.
Nëse kryeqendra e veriut sot është vatra e dytë më e rrezikshme për përhapjen e epidemnisë së Covid 19, për Berishën kjo është e gjitha përgjegjësi e autoriteteve shëndetësore që po e menaxhojnë pasi nuk kanë kryer numrin e duhur të testimeve.
None found
Madje sipas tij edhe 5 raste vdekjesh në spitalin e Shkodrës, pozitiv për koronavirus, nuk konsiderohen vdekje nga Covid 19.
Për Rtv Ora ai tha se kryebashkiakja mbahet në terr informativ, ndërsa denoncoi edhe mbajtjen hapur të lokaleve nga eksponentëve të PS.
Berisha: Në Shkodër me Covid janë pesë raste të vdekurish dhe nuk quhen. Në Shkodër, në një vatër ku në 18 teste dolën 13 të vdekur, në atë vatër dhe atë ditë duhet të bëheshin sipas standardit të Shqipërisë minimumi 130 teste, sipas standardit epidemiologëve duheshin 500 teste. Epidemiologëve të vërtetë jo lakejve, jo ish-kunatës dhe militantëve që bëhen vegla në një krim të shëmtuar të një njeriu që gjithçka e ka në funksion të karriges së tij.
Shkodra atë ditë me 13 raste kishte 18 testime. Aty ku u bënë 18 testime dolën 13 të infektuar po nëse do të bëheshin 130 teste a do të dilnin të paktën 40 të infektuar. Ku shkuan ata? Ata shkuan dhe infektuan masivisht të tjerë. Shkodrën e konsiderojnë zonë armike dhe kryetares së bashkisë së Shkodrës nuk i tregojnë se i përket partisë armike.
Rastet që vdesin në Shkodër në Reanimacion, për meritë të mjekëve që i deklarojnë se janë Covid pozitiv, Ministrja ndrikull hajnia thotë jo nuk janë. A e dini ju që në Shkodër lokale të baronëve të PS mbahen me qepena ulur dhe shërbejnë gjithë ditën? Çfarë mund ti bëjë Shkodrës më shumë? /oranews
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 39 vatra zjarri, nga të cilat 11 mbeten aktive, 3 janë nën mbikëqyrje…
Këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Joz Marku, është arrestuar nga policia pas një konflikti fizik me ish-banorin…
Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Dubai drejt Shqipërisë, në kuadër të operacionit të koduar “The…
Deri sot në orën 07:30, në territorin e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në hapësira të hapura,…
Carlos Tevez do të zhvillojë ndeshjen e tij zyrtare të lamtumirës në stadiumin La Bombonera në dhjetor dhe tashmë ka…
Në Bernë u mbajtën konsultimet politike ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës dhe Departamentit…