Gjykata greke ka dënuar sërish të riun shqiptar për përdhunimin e vajzës me aftësi të kufizuar Eleni Topaloudi.
I riu shqiptar Aleksandër Luca dhe një 23 vjeçar rom në ishullin grek të Rodosit janë dënuar për përdhunimin e vajzës 19 vjeçares greke, ngjarje e ndodhur më 18 nëntor 2018.
Mediat e huaja kanë raportuar se gjykata ka dënuar me 15 vite burg 23-vjeçarin ndërsa është dënuar me burgim të përjetshëm.
Prokuroria greke ka thënë se dënimi është dhënë në bazë dëshmisë që ka dhënë viktima për dhunën e ushtruar natën e 1 dhjetorit.
Ndër të tjera, prokuroi shtoi se vajza nuk kishte guximin mendor që menjëherë të raportonte incidentin por ajo që e shtyu të bënte një gjë të tillë ishte fakti që 19 vjeçari shqiptar ishte përfshirë edhe në çështjen e një vajze tjetër.
I akuzuari shqiptar ka thënë se respekton vendimin e gjykatës por ka shtuar se ai e pëlqentë vajzën.
I pyetur nga gjykatësi për përdhunimin tre ditë pas vrasjes, ai u përgjigj: Unë e ndihmova Elenin, tjetri e hodhi. Unë nuk dola pas kësaj. Ky incident ndodhi pas Topaloudi. E kuptoj pse ka ndodhur e gjithë kjo. Një arsye është financiare sepse familja e 19-vjeçares kërkon dëmshpërblim dhe disa janë përpjekur ta bindin vajzën të raportojë për përdhunim. Unë e kuptoj se çfarë po ndodh pas skenave.
Ndërsa 23-vjeçari tjetër i akuzuar pohoi se ishte torturuar nga policia.
Bajerni nuk do të jetë aktiv në afrimin e lojtarëve të rinj gjatë merkatos dimëror. Megjithatë, drejtori sportiv Maks Eberl…
Lidhja e Roza Lati dhe Xhonatan Islami, e cila për një kohë të gjatë ka qenë në qendër të vëmendjes…
Ditën e sotme, Partia Demokratike, ka kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve për Belinda Ballukun, por…
Familja e Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova është zgjeruar edhe një herë. Këngëtari i njohur, 50 vjeç, dhe ish-tenistja profesioniste,…
Nëna e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, Gjylymsere Kasapi, ka reaguar së fundmi me një mesazh prekës në rrjetet sociale,…
Partia Socialiste, është tërhequr nga masat për 19 deputetë të PD-së, për cilët është kërkuar përjashtim me 10 ditë, nga…