Categories: Uncategorized

Del dëshmia e 32-vjeçares që braktisi foshnjën në kazan: E linda të vdekur e s’kisha lek për funeral

Policia e Tiranës ka arritur të identifikojë brenda pak kohe nënën e foshnjes së gjetur të pajetë në një kosh mbeturinash në lagjen Ali Demi.

Sipas policisë nëna është 32-vjeçarja me iniciale H.M banuese në Gjirokastër.

Të lidhura

None found

Ajo është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Nr.1 për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë se në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në koshin e mbeturinave është gjetur pa shenja jete një foshnje i gjinisë mashkullore ju bëjmë me dije se:

Nga tërësia e veprimeve hetimore u bë i mundur identifikimi si dhe shoqerimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.1, i shtetases H.M.,32 vjeçe, banuese në Gjirokastër, për veprime të metejshme hetimore.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

32-vjeçarja ka deklaruar se e ka lindur foshnjen në muajin e 7 të shtatzënisë të vdekur.

E ëma ka deklaruar në polici se nuk kishte para për të paguar funeralin, prandaj ka vendosur që ta hedhë tek koshi i mbeturinave.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit/es që ka hedhur në kosh foshnjën.

të fundit

FOTO- Kryeministri Edi Rama takon në Dublin presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, në Dublin të Irlandës. Takimi është zhvilluar…

2 minutes ago

Zgjodhi Gjermaninë në vend të Shqipërisë, Brajan Gruda në vëmendjen e Bayern Munich si pasues i mundshëm i Michael Olise

Brajan Gruda në një të ardhme të afërt tek Bayern Munich [...]Read More...

2 minutes ago

Crystal Palace largon Pierre Sage pas pesë muajsh në detyrë

Crystal Palace ka shkarkuar trajnerin Pierre Sage pas vetëm pesë muajsh në krye të ekipit, me klubin që ndodhet në…

2 minutes ago

Rama: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë, por data ende nuk është caktuar

Kryeministri Edi Rama nga samiti në Dublin ka pohuar edhe një herë se Shqipëria do të presë samitin e radhës…

20 minutes ago

DPHM: Të premten në Maqedoni priten erëra jugore mbi 80 km/h

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se të premten, më 13 nëntor, do të fryjnë erëra të forta jugore me shpejtësi…

26 minutes ago

Niklas Sule shpjegon tërheqjen në moshën 30-vjeçare: Nuk doja t’ia kushtoja gjithë jetën futbollit

Niklas Sule ka vendosur të flasë hapur për mënyrën se si e ka jetuar karrierën si futbollist profesionist, duke zbuluar…

26 minutes ago