Categories: Uncategorized

Nëna e hodhi foshnjën në koshin e mbeturinave, zbardhet dëshmia në Polici

Një foshnjë e pajetë e seksit mashkull është gjetur paraditen e djeshme në Tiranë nga një kalimtar që ka lajmëruar menjëherë Policinë.

Mësohet se foshnja ka qenë e futur në një kuti kartoni dhe e hedhur pranë një koshi mbeturinash. Foshnja është gjetur në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet dhe menjëherë u transportua drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme.

Të lidhura

None found

Sipas policisë, në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në koshin e mbeturinave është gjetur pa shenja jete një foshnje e gjinisë mashkullore.

“Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit/es që ka hedhur në kosh foshnjën”, tha zyrtarisht Policia.

Më vonë, në një njoftim të dytë, Policia tha se në vijim të informacionit paraprak të dhënë se në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në koshin e mbeturinave është gjetur pa shenja jete një foshnje e gjinisë mashkullore, bëhet me dije se: Nga tërësia e veprimeve hetimore u bë i mundur identifikimi, si dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, i shtetases H. M., 32 vjeçe, banuese në Gjirokastër, për veprime të mëtejshme hetimore.

“Nën drejtimin e prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha Policia.

Më pas, burimet sqaruan se në deklarimet që e dyshuara 32-vjeçare ka dhënë në Polici, e ka “justifikuar” veprimin e saj me pamundësinë financiare për të kryer një ceremoni mortore.

Ndërsa ka deklaruar se foshnjën e ka lindur të vdekur në muajin e shtatë të shtatzanisë. Foshnja ka qenë e futur në një kuti kartoni e mbështjellë me një çarçaf dhe është gjetur nga një person që mbledh kanoçe, në lagjen “Ali Demi”.

“Policia ka ardhur rreth orës 1 e gjysmë. Ishte kutia, brenda në kuti ishte fëmija dhe ishte mbështjellë edhe me çarçaf dhe ishte shkruar ‘seksi mashkull’”, u shpreh dje njëra nga banoret e zonës.

Ndërsa personi që e gjeti kutinë e dyshimtë e më pas pa se brenda saj kishte një foshnjë dhe lajmëroi Policinë, ka treguar se si ka vepruar sapo ka parë beben.

“E kam gjetur rreth orës 12:00. E kam parë në një qese blu. E kam hequr qesen, e kam hapur dhe në atë moment kam parë krahun që ishte foshnje. Kam lajmëruar Policinë dhe ajo ka ardhur urgjentisht. E hapa kutinë dhe pashë që ishte foshnje dhe kam lajmëruar Policinë direkt. Ka ardhur ambulanca. Shkova bëra deklarata dhe më lëshuan. Tregova si i gjeta. Kam hequr vetëm shiritin se lexonte ‘seksi mashkull’. Kutinë e kam hapur me shkop. Aty u tmerrova dhe lajmërova Policinë”, u shpreh ai.

të fundit

Crosetto in Pristina: Italy is assessing the deployment of military radars in the Balkans

Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, ka deklaruar se vendosja e radarëve në Ballkan do të mundësonte mbrojtjen e…

40 minutes ago

Mourinho rikthehet në Romë mes ovacionesh dhe banderolash nga tifozët verdhekuq

Jose Mourinho mori një pritje madhështore në “Stadio Olimpico”, ku tifozët e Romës e nderuan trajnerin portugez para ndeshjes ndaj…

55 minutes ago

Crosetto në Prishtinë: Italia po vlerëson vendosjen e radarëve ushtarakë në Ballkan

Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, ka deklaruar se vendosja e radarëve në Ballkan do të mundësonte mbrojtjen e…

1 hour ago

UEFA detyroi Egnatian të zhvillojë ndeshjen në “Air Albania”, kampionët rrezikonin humbjen në tavolinë

Conference League, Egnatia Të tjera detaje kanë dalë mbi situatën që kaploi sot Egnatian, sa i takon ndeshjes që do…

1 hour ago

Berisha: More than 50 students and citizens injured in protest, their determination was extreme

Gjatë një takimi me drejtuesit e degëve të Partisë Demokratike në Tiranë, Sali Berisha foli për protestën studentore, të cilën…

1 hour ago

Italy: 19-year-old arrested after guns and Nazi symbols found in his home

Një 19-vjeçar nga zona e Pavias, në Itali, është arrestuar pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën armë…

1 hour ago