Categories: Uncategorized

Deklarata e frikshme e ministrit turk: Po përgatitemi për një tjetër tërmet të fuqishëm

Megjithëse studimet dhe studiuesit vazhdojnë të këmbëngulin se tërmetet nuk mund të parashikohen, nga Turqia, një deklaratë e ministrit të Brendshëm, Sulejman Soylu, dhënë CNN, ka ngritur në këmbë të gjitha instancat.

Qeveria turke po përgatitet për t’u përballur me një tërmet të fuqishëm në Stamboll. Të paktën kështu tha ministri i Brendshëm, Sulejman Soylu, për CNN: “Presim që Stambollin ta godasë një tërmet i magnitudës 7.5 sipas shkallës rihter. Po punojmë seriozisht sipas një skenari të tillë”,- tha Soylu.

Të lidhura

None found

Komentet e tij vijnë pas tërmetit 6,8 që tronditi provincat juglindore të Turqisë, Elazig dhe Malatya. Ministri kujtoi lëkundjen 5.8 të tokës në Stamboll në muajin shtator e tha se që prej atëherë, ekzekutivi ka marrë parasysh paralajmërimet për rrezikun e një tërmeti tjetër akoma më të fuqishëm në qytetin më të madh të vendit, njëkohësisht zemrën ekonomike të tij.

Sipas Soylu, agjencitë qeveritare kanë koordinuar takime të rregullta ndërmjet 28 grupeve të punës të ngritura me qëllim që të jenë të përgatitura për një goditje të mundshme prej 7.5.

Studimi për t’u mbrojtur nga një goditje e tillë është kompleks dhe përfshin masa që lidhen deri dhe në mbrojtjen e thesareve kombëtare në pallatin “Topkapi Palace” e deri tek nevojat e qytetarëve për t’u grumbulluar në vende të caktuara. Goditja fatale e së premtes shkaktoi 41 viktima, por gjithashtu edhe më shumë se 1600 të plagosur.

të fundit

Elections in Tirana: Lapaj backs Binaj, hopes others will not withdraw

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar…

3 hours ago

Judge refuses to dismiss case against Lindsay Clancy, accused of killing her three children

Një gjykatës në Massachusetts të SHBA-së ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për pushimin e çështjes penale ndaj Lindsay Clancy-t, e…

3 hours ago

Greece-Cyprus power cable debate: Athens says it has not sought permission from any other state

Qeveria greke ka reaguar lidhur me polemikat për projektin e ndërlidhjes elektrike mes Greqisë dhe Qipros, duke hedhur poshtë pretendimet…

3 hours ago

Shawcross kujton si Zlatan Ibrahimovici i dha fund aventurës së tij me Anglinë pas vetëm 10 minutash

Përballja me Zlatan Ibrahimovicin në kulmin e karrierës së tij ishte një sfidë e vështirë për çdo mbrojtës. Këtë e…

3 hours ago

Zgjedhjet në Tiranë, Lapaj mbështet Binajn: Shpresoj që të tjerët të mos tërhiqen

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar…

3 hours ago

Zubimendi mund të lërë Arsenalin në janar, një vit e gjysmë pas transferimit prej rreth 60 milionë eurosh

Martin Zubimendi mund të largohet nga Arsenali që në afatin kalimtar të janarit, vetëm një vit e gjysmë pas transferimit…

3 hours ago