Categories: Uncategorized

Të paktën 30 ende nën rrënoja, 15 të vdekur nga tërmeti tragjik në Turqi (FOTO LAJM)

Në ora 19.55 u regjistrua një tërmet i frikshëm me madhësi 6.8 në Turqi, epiqendra e të cilit ishte në Elazig.

Tërmeti u regjistrua 10 kilometra në thellësi dhe u ndje në provincat fqinje, Dijarbakir, Adıyaman dhe Samsun.

Të lidhura

None found

Observatori Kandilli njoftoi se tërmeti që ndodhi në rrethin Sivrice të Elazığ në 20.55 me orën lokale turke, ishte me madhësi 6.5.

Ministri i Brendshëm, Sulejmani Soylu tha se, “kemi humbur 5 jetë në Malatya Doğanyol, 7 qytetarë në Elazig Center, 2 shtetas në Sivrice, 1 qytetar në Maden Gezi. Ne po mundohemi të nxjerrim 30 personat e mbetur në rrënoja.”

Pas tërmetit, u raportuan 35 tërmete me madhësi që variojnë midis 2.7 dhe 5.4 ballë.

Struktura të shumta të ndërtesave të dëmtuara raportohet në zonën e katastrofës.

Pas tërmetit me madhësi 6.8 që ndodhi në Elazığ, shumë grupe shpëtimi janë dërguar në rajon nga Kırıkkale, Çorum dhe Çankırı.

Numri i viktimave dhe i të plagosurve, sipas raportimeve të fundit të medieve turke, pritet të rritet.

Me qindra grupe shpëtimi ndodhen në zonë, për të dhënë ndihmën e parë.

Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu, Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit Murat Kurum dhe Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca, ndodhen në rajonet e prekura.

Ministrat Soylu, Kurum dhe Koca, të cilët ishin në Stamboll, shkuan në Elazig me aeroplan pas lajmit për tërmetin.

Operatorët e telefonave celularë Turkcell, Vodafone dhe Türk Telekom njoftuan se vendosën internet dhe thirrje falas për qytetarët që jetojnë në rajon pas tërmetit në Elazig.

të fundit

Elections in Tirana: Lapaj backs Binaj, hopes others will not withdraw

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar…

3 hours ago

Judge refuses to dismiss case against Lindsay Clancy, accused of killing her three children

Një gjykatës në Massachusetts të SHBA-së ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për pushimin e çështjes penale ndaj Lindsay Clancy-t, e…

3 hours ago

Greece-Cyprus power cable debate: Athens says it has not sought permission from any other state

Qeveria greke ka reaguar lidhur me polemikat për projektin e ndërlidhjes elektrike mes Greqisë dhe Qipros, duke hedhur poshtë pretendimet…

3 hours ago

Shawcross kujton si Zlatan Ibrahimovici i dha fund aventurës së tij me Anglinë pas vetëm 10 minutash

Përballja me Zlatan Ibrahimovicin në kulmin e karrierës së tij ishte një sfidë e vështirë për çdo mbrojtës. Këtë e…

3 hours ago

Zgjedhjet në Tiranë, Lapaj mbështet Binajn: Shpresoj që të tjerët të mos tërhiqen

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar…

3 hours ago

Zubimendi mund të lërë Arsenalin në janar, një vit e gjysmë pas transferimit prej rreth 60 milionë eurosh

Martin Zubimendi mund të largohet nga Arsenali që në afatin kalimtar të janarit, vetëm një vit e gjysmë pas transferimit…

3 hours ago