Categories: Uncategorized

Degjeneron përplasja mes Bratajt dhe Allkjas, kreu i Urgjencës: Bënte fotografi dhe spiunonte!

“Ky antikomunist i tmerrshëm që spiunon kolegët për përfitime personale duke përdorur metodat komuniste, çfarë është???Dr. Iliri ju kam thënë që flas vetëm me fakte! Ke edhe të tjera! Gjykimin le ta bëjnë qytetarët!”

Vijon debati mes kreut të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj dhe mjekut Ilir Allkja.

Të lidhura

None found

Ditën e sotme Skënder Brataj ka publikuar disa biseda të tre viteve më parë me mjekun e urgjencës, Ilir Allkja.

Brataj shkruan se pasi ka parë telekamerat e institucionit shihet mjeku duke bërë fotografi në orar të punës dhe fotot më pas publikoheshin në rrjetet sociale nëpërmjet një faqeje në Facebook.

Brataj e ka thirrur në zyrë Allkjan dhe thotë mjeku i ka thënë se një tjetër mjek bënte fotografi dhe filmime nëpërmjet një stilolapsi dhe që ishte miku i tij.

Postimi i plotë:

Dy fytyrësia e një pseudoprofesionisti!

Dr. Iliri vazhdon fushatën e shpifjeve dhe mashtrimeve. Po vendos korenspondencën time ëhatsapp me dr. Ilirin. Siç e kam thënë edhe herë tjetër, faqja “Urgjenca e Tiranës 127” që çuditërisht u mbyll në të njëjtën kohë me profilin e doktor Ilirit para 1-2 muajsh, që nga fundi i vitit 2015 ka vazhduar denigrimin e shërbimit të Urgjencës Mjeksore dhe pothuajse çdo ditë me ofendime dhe mashtrime në drejtimin tim personal.

Personeli i ish- urgjencës së Tiranës që nga data 3 prill e vitit 2017 punoi për disa muaj te Njësia e Koordinimit te QKUM. Drejtuesit e kesaj faqe vendosnin fotografi dhe video të të gjitha postacioneve të punës në qytetin e Tiranës (ju kujtohen ndoshta të gjitha filmimet e bëra edhe në emisionet investigative kombëtare) dhe të ambjenteve të brendshme të institucionit ose paisjeve të njësisë së koordinimit, duke shtrembëruar realitetin e vërtetë të shërbimit të urgjencës.

Ata e bënin për të treguar sa ishte shpenzuar për QKUM, që kjo qendër nuk është e nevojshme e të tjera! Nuk arrija ta kuptoja gjithë atë përgjigje negative dhe mospranim të ndryshimit të disa prej personelit mjeksor. Më bëri përshtypje dhe duke parë telekamerat e institucionit pamë që doktor Iliri bënte fotografi në orar të punës! E thirra në zyrë duke i kërkuar shpjegime, se përse foto të bëra nga ai te njësia e koordinimit rezultonin te kjo faqe!

Duke e vënë para faktit me prova siç po veproj tani. Ai më tregoi historinë e kësaj faqe dhe personat që e administronin atë! Personi për të cilin bëhej fjalë në korinspondencën e doktorit dhe meje është me emër, por ajo çka më bëri përshtypje ishte fakti që të dy këta persona punonin në ekip me njëri- tjetrin prej dy-tre vjetësh së bashku! Ishin dhe janë shumë miq me njëri- tjetrin deri tani, nuk e di pas korrispondencës time sa do të vazhdojnë të jenë më, është problem i tyre.

Komunikimi mes meje dhe tij demonstron se sa i respekton kolegët doktor Iliri, sa i ndershëm është me ata, sa profesionist është, sa i pa anshëm, sa objektiv është kur flet, sidomos si kërkon të afrohet me drejtuesit i këtij institucioni në kurriz të kolegëve të tij!! Ky antikomunist i tmerrshëm që spiunon kolegët për përfitime personale duke përdorur metodat komuniste, çfarë është???

Dr. Iliri ju kam thënë që flas vetëm me fakte! Ke edhe të tjera!
Gjykimin le ta bëjnë qytetarët!

të fundit

Mohamed Salah i rikthehet stërvitjes me Egjiptin, shtohen gjasat për ndeshjen ndaj Australisë

Kapiteni i Egjipti, Mohamed Salah, është rikthyer në stërvitje të martën, duke marrë pjesë në një pjesë të seancës stërvitore…

39 seconds ago

Tuchel bën të ditur se James dhe Quansah mungojnë ndaj RD e Kongos

Trajneri i Anglia, Thomas Tuchel, ka konfirmuar se mbrojtësit Reece James dhe Jarell Quansah nuk do të jenë të gatshëm…

1 hour ago

Stuhiya në Mexico City vonon për një orë duelin Meksikë – Ekuador në “Azteca”

Ndeshja e shtatë e raundit të 1/16-ave në Kupën e Botës FIFA 2026 midis Meksika dhe Ekuadori është shtyrë për…

2 hours ago

Mbappe vendos rekorde të reja në Kupën e Botës, francezi lë pas edhe emra legjendarë

Kylian Mbappe vazhdon të shkruajë historinë e futbollit botëror. Sulmuesi francez realizoi dy gola në fitoren 3-0 ndaj Suedisë dhe…

3 hours ago

Meksika dhe Ekuadori luajnë sonte për një vend në 1/8 e finales, publikohen formacionet zyrtare

Meksika dhe Ekuadori përballen sonte në një duel vendimtar të fazës së 1/16-ave në Kupën e Botës FIFA 2026, me…

4 hours ago

Tri sfidat e para të 1/8 së finales në Kupën e Botës tashmë janë zyrtarizuar

Janë konfirmuar tri ndeshjet e para të fazës së 1/8 së finales në Kupën e Botës 2026, ku pritet spektakël…

4 hours ago