Categories: Uncategorized

COVID-19 vret 5 pacientë të tjerë në 24 orët e fundit

Pesë pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, të cilët janë: një 47 vjeçar nga Shkodra, një 53 vjeçare nga Fieri, një 57 vjeçar nga Lezha, një 78 vjeçar nga Kukësi , një 78 vjeçar nga Elbasani.

Po gjatë këtyre orëve, janë testuar 837 persona, nga të cilët 156 kanë rezultuar pozitivë. Në spitalet Covid, paraqitet situatë e rënduar ku po trajtohen 141 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 20 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Të lidhura

None found

Njoftimi i plotë: Situata epidemiologjike në vend në javën e fundit paraqitet e qendrueshme. Sipas të dhënave javore rezulton se mesatarja e rasteve ditore është 145 raste. Gjatë kësaj jave ka vijuar edhe rritja e testimeve bazuar në gjurmimin dhe hetimin epidemiologjik.

Siç jeni në dijeni, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka liçensuar edhe subjekte jopublike për testimin. Në testimet përfshihen testimet në strukturat publike dhe rastet për konfirmim diagnoze që rezultojnë të dyshuara ose pozitive në strukturat jopublike të liçensuara, sipas vlerësimit të IShP.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 837 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 156 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 44 raste në Tiranë, nga 11 raste në Krujë dhe Kukës, nga 10 raste në Durrës, Fier, Lezhë, 9 raste në Shkodër, 6 raste në Elbasan, Lushnje, Tropojë, 5 raste në Berat, nga 4 raste në Has, Librazhd, Kamëz, Patos, nga 3 raste në Devoll dhe Vlorë, 2 raste në Mirditë, nga 1 rast në Kurbin, Pukë, Divjak, Shijak.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 88 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4184, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 141 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 20 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbime të specializuar dhe 34 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 5 pacientë, një 47 vjeçar nga Shkodra, një 53 vjeçare nga Fieri, një 57 vjeçar nga Lezha, një 78 vjeçar nga Kukësi , një 78 vjeçar nga Elbasani. I shprehim ngushëllimet familjarëve

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment. Të ruajnë distancimin fizik, të vendosin maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, të kujdesen për higjienën personale.

Bizneset dhe institucionet publike duhet të zbatojnë me përpikmëri protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve. Në rast se dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes.

COVID-19 – Statistika (22 Gusht 2020), Testime totale 55272, Raste pozitive 8275, Raste të shëruara 4184, Raste Aktive 3846, Humbje jete 245 (Qarku Tiranë 119, Shkodër 35, Durrës 33, Fier 11, Elbasan 10, Korçë 10, Lezhë 9, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 1954, Durrës 504, Shkodër 304, Fier 195, Lezhë 164, Korçë 161, Vlorë 141, Kukës 140, Elbasan 127, Berat 68, Gjirokastër 44, Dibër 44.

të fundit

Përkujtohet 35-vjetori i masakrës së 2 Prillit/ Berisha në Shkodër: Përulemi para 4 martirëve

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është i pranishëm në ceremoninë përkujtimore të 35-vjetorit të ngjarjes së…

10 minutes ago

Benet Beci vendos kurora me lule në Memorialin e “2 Prillit 1991”, demokrati i heq: Dëshmorët nuk janë pasardhës të komunistëve (FOTO+VIDEO)

Këtë të enjte, Bashkia e Shkodrës, ka vendosur në emër të kryebashkiakut Benet Beci, kurora me lule në Memorialin e…

30 minutes ago

Mali flet pas eliminimit nga “Big Brother VIP Albania”: Fitorja ime jeni ju

Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, Mali ka bërë reagimin e tij të parë publik, duke ndarë me ndjekësit…

56 minutes ago

Ish-deputeti socialist Plarent Ndreca paraqitet në SPAK

Këtë të enjte, 2 prill 2026, ish-deputeti socialist, Plarent Ndreca, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion. Këtë…

1 hour ago

Erion Braçe kritika ministrit të Bujqësisë: Duhet të jetë këtu të përgjigjet për vendin, më thonë se është në Kosovë, por…

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ishte kritik me ministrin e Bujqësisë, për të cilin tha se duhet të jetë këtu…

1 hour ago

Balla përplaset me Mediun: Shko jep hesap para drejtësisë, ke 20 vite që na bën si përfaqësues i amerikanëve

Këtë të enjte, seanca parlamentare është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës, në lidhje me deklaratat e ambasadës amerikane…

1 hour ago