Virologët italianë shpresojnë më të mirën për pandeminë e koronavirusit, por po përgatiten për më të keqen.
Sipas tyre, për momentin mund të thuhet se virusi është në tërheqje dhe se situata po shkon drejt fundit të valës së parë.
Virologët thonë se është tepër i rëndësishëm menaxhimi për rihapjen bazuar në të dhëna sa më të sakta.
Guido Silvestri, profesor në Universitetin e Atlantës në ShBA, parashikon tre skenarë të mundshëm.
“Skenari më i keq është ai i një virusi që kthehet në periudhën dhjetor-janar, duke na gjetur pa terapi efektive dhe gati për të sulmuar grupe të mëdha të prekshme (d.m.th., jo imunë). Në këtë rast loja do të luhet në nivelin e parandalimit të infeksionit dhe kjo është ajo për të cilën duhet të përgatitemi.
Skenari i ndërmjetëm bazohet në përhapjen e një virusi të patogjenezës së zbutur (zvogëlimi i vdekshmërisë) dhe/ose në praninë e terapive efektive.
Skenari më i mirë është ai i virusit që shuhet dhe nuk kthehet kurrë, që sipas virologut është i pamundur, me një shans për të materializuar më pak se 10%, por që askush nuk mund ta përjashtojë me siguri”, tha ai.
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…
Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…
Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…