Categories: Uncategorized

COVID-19/ Rama krahason Shqipërinë me SHBA, Itali, Spanjë e Belgjikë

Kryeministri Edi Rama publikoi në facebook, një grafik ku shfaqet numri i vdekjeve për 1 milion banorë në SHBA, Itali, Spanjë, Belgjikë dhe Shqipëri.

Vendi ynë paraqitet në fund të grafikut me shifrat më të ulta, ndërsa Rama e vlerëson këtë si pasojë të masave të marra nga qeveria.

Të lidhura

None found

“Vdekjet për 1 milionë banorë tregojnë qartë se sa vendimtare kanë qenë shpejtësia, rreptësia dhe respektimi masivisht i masave në Shqipëri. Të gjithë ekspertët kudo në botë, bëjnë thirrje për të mos e ulur vigjilencën dhe asnjë qeveri në botë, nuk ka një plan hapjeje pa shkallë, në varësi të kurbës”, shkruan Rama.

Ai shton se qeveria do të vijojë më planin e saj, ndërkohë që thotë se “ekonomia bie e ngrihet prapë, por të vdekurit nuk ngjallen më”. “Ne do të vazhdojmë të zbatojmë planin tonë dhe ta adaptojmë atë sipas dinamikës së zhvillimeve në frontin e luftës për mbrojtjen e jetës.

Ekonomia bie e ngrihet prapë, të vdekurit nuk ngjallen më, prandaj të gjithë duhet ta kenë të qartë që ne nuk do të tërhiqemi nën asnjë presion të padijes, mendjelehtësisë e vulgaritetit, të atyre që nuk duan të kuptojnë thelbin e kësaj situate dhe flasin për diktaturë e për lloj – lloj fantazish jashtë këtij realiteti”, shkruan Rama.

Postimi i plotë

🔴 VDEKJET PËR 1 MILIONË BANORË tregojnë qartë se sa vendimtare kanë qenë shpejtësia, rreptësia dhe respektimi masivisht i masave në Shqipëri👍

🔴 Të gjithë ekspertët kudo në botë, bëjnë thirrje për të mos e ulur vigjilencën dhe asnjë qeveri në botë, nuk ka një plan hapjeje pa shkallë, në varësi të kurbës!

🔴 Ne do të vazhdojmë të zbatojmë planin tonë dhe ta adaptojmë atë sipas dinamikës së zhvillimeve në frontin e luftës për mbrojtjen e jetës. Ekonomia bie e ngrihet prapë, të vdekurit nuk ngjallen më, prandaj të gjithë duhet ta kenë të qartë që ne nuk do të tërhiqemi nën asnjë presion të padijes, mendjelehtësisë e vulgaritetit, të atyre që nuk duan të kuptojnë thelbin e kësaj situate dhe flasin për diktaturë e për lloj – lloj fantazish jashtë këtij realiteti krejt të pazakonshëm!

të fundit

Shtatori përvëlues në Spanjë, termometri arrin 45.7°C ndërsa Italia përfshihet nga vala e gjashtë e të nxehtit

Ende nuk ka vjeshtë për Spanjën, vendi regjistroi së fundmi temperaturën më të lartë të shënuar ndonjëherë gjatë muajit shtator,…

2 minutes ago

Avni Islami: Deklaratat e BIA-s tregojnë se Kosova është objektiv i luftës hibride

Profesori i sigurisë, Avni Islami, ka reaguar pas deklaratave të shefit të Departamentit të Analitikës së BIA-s serbe, Relja Zeljko,…

3 minutes ago

PDK and the Alliance: Postponement of the constitutive session violates the Constitution

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës janë mbledhur sërish sot në sallën plenare të Kuvendit, ku drejtuan…

18 minutes ago

Tirana Municipality grants permits to install elevators in old apartment buildings

Tre leje për instalimin e ashensorëve dhe shtatë leje për sistemin kapot janë miratuar në kuadër të Programit të Fondit…

19 minutes ago

Fire engulfs olive groves in the hills of Kot village; firefighters intervene in Selenicë

Një tjetër vatër zjarri është aktivuzar në kodrat e fshatit Kot, në bashkinë Selenicë. Flakët vijojnë të përparojnë në terren,…

20 minutes ago

Fabrizio Corona threatened with violence against his son, perpetrators demand 500 euros

Një natë e frikshme për ish-paparacin italian Fabrizio Corona, i cili është përballur me një tentativë zhvatjeje dhe kërcënime ndaj…

20 minutes ago