Categories: Uncategorized

COVID-19/ Manastirliu: Vjeshta dhe dimri, muaj të vështirë

Ministrja e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale Ogerta Manastirliu pret një vjeshtë dhe dimër të vështirë për shkak të pandemisë Covid -19.

E ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH, Manastirliu theksoi se muajt në vijim do të jenë sfidues për shkak të virusit famëkeq dhe gripit të stinës.
“Virusi është i paparashikueshëm, pikëpyetjet janë ende shumë të mëdha por një gjë është e sigurtë që periudha që do të përballemi në muajt në vijim pra vjeshta dhe dimri gjithashtu, nuk do të jenë aspak të lehtë.

Të lidhura

None found

Kërkohet një ndërgjegjësim, një rindërgjegjësim i të gjithë qytetarëve për të zbatuar masat e thjeshta në mënyrë që beteja në të cilën ne jemi e cila do të vijojë edhe në muajt në vazhdim të fitohet. Është beteja më e rëndësishme që ne kemi, beteja me shëndetësinë.” – tha Manastirliu.

Ministrja e shëndetësisë vuri në dukje edhe anën tjetër të medaljes, shkeljen e protokollit nga ana e vetë autoriteteve. E pyetur mbi mungesën e maskave në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive Shqipëri-Kosovë, Manastirliu tha:

“ Është një vëzhgim i drejtë, dua që të them me ndërgjegjie të plotë dhe patjeter me sinqeritet që kemi shumë vend për të përmirësuar. Patjetër edhe mes nesh.

Edhe në mbledhjen e kabineteve qeveritare, pavarësisht se kishte një protokoll të përcaktuar të vendosjes së distancave dhe distancat u ruajtën dhe ambienti ishte me ajër pra kishte disa kritere të protokolleve që u zbatuan patjetër që vendosja e maskave do të ishte një plus më shumë për të siguruar shëndetin e të gjithëvë atyre që ishin në tryezë.

Por e thashë edhe njëherë, kjo është një betejë që fitohet cdo ditë dhe patjetër që edhe nga pikëpamja e të gjithë po themi autoriteteve duhet që të ndërgjegjësohen. Të ketë akoma më shumë ndërgjegjësim për zbatimin e masave e rregullave të shpejta.” – theksoi Manastirliu në Përballë.

të fundit

Horoskopi 2 Prill 2026/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…

3 hours ago

La Stelinën “thatë” në sy të shqiptarëve për Inën, Keijsi i jep fund lidhjes

Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…

3 hours ago

Arbër Hajdari i kundërvihet Mirit: U zgërdhive kur ndjekësit i thanë Selinit “kokrra e k*rvës”

Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…

4 hours ago

Në një mënyrë spektakolare, zbulohet data për finalen e madhe të Big Brother VIP Albania, ja sa është numri i finalistëve

Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…

4 hours ago

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, reagon qeveria: Nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë, është hamendësim

Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…

5 hours ago

Liroi sheshin pas 108 ditësh, Adriatik Lapaj: Nëse ishte sakrificë, jam krenar! Nuk bëra akrobaci për pushtet, kam ideal garën

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…

5 hours ago