Categories: Uncategorized

COVID-19/ Manastirliu jep lajmin e mirë: Do të vaksinojmë falas të gjithë popullatën

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka shpjeguar gjithçka mbi vaksinën anti COVID-19 në emisionin “Real Story” në News24.

Manastirliu tha se vaksina do të merret në momentin që do të jetë e sigurt, efektive dhe se do të mbulohet e gjithë popullata por fillimisht do të jenë 20% e popullsisë që do të vaksinohet.

Të lidhura

None found

“Qeveria shqiptare ofron të gjitha garancitë që ta marrim vaksinën njësoj si vendet e tjera. Garanci financiare një shumë financiare që derdhet për të siguruar vaksinën.

Ne kemi një program të imunizimit dhe për të cilin kemi indikatorë shumë pozitivë. Plani i imunizimit kombëtar. Jo vetëm e kemi këtë mbulesë të vaksinimit mbi masën 98% por kemi dhe një përhapje të zinxhirit ftohës.

Ka të njëjtat procedura si vaksina e gripit. Në 2019 kemi investuar për të përmirësuar zinxhirin ftohës dhe kjo do na ndihmojë dhe për vaksinën e COVID-it.

Ne do të mbulojmë gjithë popullatën me vaksinim por faza e parë e përgatitjes për të siguruar që vaksina të jetë efektive dhe të shpërndahet siç janë udhëzimet e OBSH është fiks 20% e popullatës, është 567 mijë qytetarë”, deklaroi Manastirliu.

Sipas saj, pa përfunduar fazat e testimit klinik nuk mund të flitet për certifikim.

Ajo tha se OBSH flet për një korridor të përshpejtuar të certifikimit teksa theksoi se vaksina do të jetë falas për të gjithë popullatën.

E pyeti nëse do të krijohet mundësia që kompani të tjera nëse e arrijnë vaksinën ta sjellin në mënyrë private, Manastirliu tha se do të vlerësohen të gjitha mundësitë.

“COVAX parashikon 9 kandidatët e vaksinave që janë në fazat më të shpejta të studimit. Ne do t’i vlerësojmë të gjitha mundësitë. Do bëjmë më të mirën tonë për të siguruar shëndetin e popullatës”, tha ministrja Manastirliu.

të fundit

Horoskopi 2 Prill 2026/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…

6 hours ago

La Stelinën “thatë” në sy të shqiptarëve për Inën, Keijsi i jep fund lidhjes

Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…

6 hours ago

Arbër Hajdari i kundërvihet Mirit: U zgërdhive kur ndjekësit i thanë Selinit “kokrra e k*rvës”

Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…

6 hours ago

Në një mënyrë spektakolare, zbulohet data për finalen e madhe të Big Brother VIP Albania, ja sa është numri i finalistëve

Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…

7 hours ago

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, reagon qeveria: Nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë, është hamendësim

Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…

7 hours ago

Liroi sheshin pas 108 ditësh, Adriatik Lapaj: Nëse ishte sakrificë, jam krenar! Nuk bëra akrobaci për pushtet, kam ideal garën

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…

8 hours ago