Dy gjyshër akuzohen për përdhunimin dhe mbytjen e mbesës së tyre 6 vjeçare pas mbylljes nëpër shtëpi për shkak të COVID-19.
Incidenti tragjik ndodhi në qytetin e Chihuahua në provincën Real Carolinas të Meksikës. Gjyshi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën 6 vjeçare. Vdekja e së voglës erdhi pasi gjyshërit e saj, të quajtur si Miguel Angel Z dhe Guadalupe M ranë dakord të kujdeseshin për të.
None found
Prindërit e saj menduan se vajza e tyre do të ishte më pak e rrezikuar në shtëpinë e gjyshërve për shkak të Covid-19, pasi ata shkonin në punë.
Raportet thanë se gjyshërit u kujdesën për vajzën për 10 ditë para vdekjes së saj.
Sipas mediave lokale, ata i thirrën shërbimet e urgjencës për t’i informuar për vdekjen e mbesës së tyre, duke pretenduar se kishte një temperaturë të lartë për shumë ditë, si dhe simptoma të tjera që lidhen me virusin, shkruan panorama.
Policët në vendngjarje konfirmuan që vajza kishte ndërruar jetë dhe ata filluan provat për të vërtetuar nëse ajo kishte vdekur nga Covid-19.
Rezultatet e testit Covid-19 nuk janë publikuar ende nga autoritetet lokale.
Sidoqoftë, rezultatet e autopsisë vërtetuan se vajza kishte vdekur nga mbytja dhe kishte shenja të abuzimit seksual, sipas mediave lokale.
Dashi Jeta juaj ne çift do jete ne qendër te vëmendjes sot. Do jeni te vetëdijshëm se partneri juaj është…
Recep Tayyip Erdoğan dhe Donald Trump kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku kanë diskutuar mbi marrëdhëniet dypalëshe mes Turqisë dhe…
Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bayer Galibaaf, dhe negociatori kryesor i Republikës Islamike ka akuzuar ditën e sotme sot Shtetet…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka përjashtuar nga detyra Ulian Shpatarakun. Shpataraku cilësohej si një nga…
Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, ka konfirmuar se sot ka thirrur ambasadorin e Shqipërisë në Shkup,…
Një ngjarje tragjike ka tronditur së fundmi komunitetin shqiptar në New York pasi u nda jeta në mënyrë tragjike 56-vjeçarja…