Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj ka treguar se çfarë do të ndodhë, nëse konfirmohen raste me koronavirus në Shqipëri.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Brataj tha se mjekët do të detyrohen që të rrinë veshur 12 orë. Ai shtoi se ata nuk do lejohen të shkojnë as në tualet dhe se do detyrohen të vendosin panolino.
None found
“Ju thatë kushtet e punës në Kinë. Ne kemi parashikuar që nëse ndodh personeli mjekësor 12 orë do rrijë i veshur dhe do vendosi panolino nuk do shkojë dot në banjo. Po 12 orë si do bësh”, tha ai.
Sipas tij, koronavirusi nuk ka hyrë ende në Shqipëri, pasi nëse do kishte hyrë atëherë nuk do të ishte e mundur kontrolli i përhapjes së tij.
“Unë mendoj se nuk ka ardhur në Shqipëri koronavisrusi për disa motive. Po hyri virusi përcjelljen nga personi tek personi dhe nuk e komandon do të më e kjo do të shfaqej tek personat, gjë e cila nuk është shfaqur.
50 personave u janë bërë analizat dhe janë negativë dhe rezultojnë se kanë gripin A dhe B dhe kemi skeduar 726 persona përmes 127, që telefonojnë.
Një që ka temperaturë dhe dhimbje fyti nuk ka urgjencë, ka kohë që ta vlerësosh mirë. Shumica e mostrave për analizat janë marrë në shtëpi”, tha ai, shkruan tv klan.
Kujtojmë që shumë mjekë kanë humbur jetën, pasi janë infektuar duke trajtuar pacientët me koronavirus. Edhe mjeku nga Kina, që paralajmëroi që në fazat e para përhapjen e koronavirusit, nuk mundi t’i mbijetonte virusit vdekjeprurës.
Deri më tani, ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se nga të gjitha testet e bëra, nuk ka ende asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…