Edhe pse në Shqipëri nuk ka asnjë rast me koronavirus, mjekët qetësojnë qytetarët duke thënë se në ky virus ka 98% shërim.
Skënder Brataj, drejtuesi i qendrës kombëtare të Urgjencës tha në studion e lajmeve në RTV Ora se 80 % e rasteve të infektuara ka kaluar në forma të lehta.
None found
Skender Brataj: Një gjë pozitivie është se në 80% të rasteve të infektuara ka kaluar në formën e lehtë, thjesht me dhimbje fyti, temperaturë dhe dhimbje koke. Nuk është aq vrastare, ka 98% shërim. Po të nisemi nga kjo ja kalon edhe gripit si vdekshmëri.
Brataj sqaroi edhe procedurën e karantinimit, që sipas tij vendi përcaktohet në momentin kur shpërthen infeksioni. Ai tha se janë marrë të gjitha masat për të përballuar një situatë të tillë.
Skënder Brataj: Ka dy lloj karantina, karantina preventive është që ju vini nga zona e infektuar nuk keni asgjë por do të rrini 14 ditë. Një apo dy raste mund të ketë në botë që mund ta kenë kryer, të tjerët nuk e kanë bërë. Kjo sepse nëse veprojmë në këtë mënyrë, nga 10 mijë që hyjnë në Shqipëri 5 mijë duhet ti mbyllim karantinë. Në kemi bërë disa skenarë, në momentin që shfaqet pacienti 1 i konfirmuar do të thotë që ky ka 5 të infektuar dhe këta të 5 do të bllokohen. Kjo është karantinë aktive. Qendrat janë pranë spitaleve. Ne si task forcë kemi analizuar disa struktura shëndetësore. Sensi është ku do më lindi vatra e parë dhe karantina përcaktohet në momentin që shpërthen infektimi dhe sipas logjistikës dhe mjeteve do të vendosim në momentin e fundit.
Në Serbi pas 12-viteve, ka rënë Aleksandar Vuçiq nga pushteti, derisa drejtimin e këtij shteti do të marrë Lista Studentore…
Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, është arrestuar pas një aksioni policor në malet e Becit të…
Këtë të mërkurë, moti parashikohet të jetë pa reshje në të gjithë vendin. Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale dhe maksimale…
Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm lidhur me sferat praktike të…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…