Categories: Uncategorized

“Po pastrohej gjaku”, kamerat në Shijak kapën pamjet e rënda nga rrëmbimi i Prengës

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 5 të arrestuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

Të arrestuarit janë Bajram Hajrin, Leonard Hajrin, Elton Hajrin dhe Olsi Turjan,të cilët akuzohen për mbajtje peng të personit dhe “armëmbajtje pa leje”, si dhe Festim Bexhdili, që u arrestua në Kavajë, akuzohet për fshehje dhe asgjësim të trupit të pajetë të Prengës.

Më këtë vendim gjithashtu tregohet me detaje në baze të pamjeve filmike dinamika e ngjarjes që nga rrëmbimi e deri te vrasja e Jan Prengës. Sipas këtij vendimi rezulton se 49 vjeçari nga Kamzë në fillim është rrëmbyer nga një makinë “Range Rover Evoque”, ndërsa pas arritjes në Kompleksin Golden në Shijak, trupi i tij është kaluar në një furgon, ku në bazë të filmimeve rezulton se autorët në automjet kanë futur edhe vegla të tjera pune si lopate dhe kazme.

“Rezulton se një automjet tip “Range Rover Evoque”, me ngjyrë të bardhe është dhe makina me të cilën është marrë Jan Prenga. Makina është në pronësi të shtetases K.R. e cila e ka deklaruar të vjedhur në nëntor të 2019 makinën në Komisariatin Numër 6 në Tiranë.

Ky automjet është konstatuar të futet dhe në ambjentet e kompleksit Golden në Shijak në orën 11:35 dhe më pas ka dalë dhe automjeti është gjetur i djegur në fshatin Shkallnur të Durrësit.Ndërkohë sipas pamjeve filmike rezulton se trupi i Jan Prengës është kaluar nga Range Rover në automjetin tip furgon duke fshirë çdo gjurmë gjaku. Kalimi është bërë me urdhër të Elton Hajrit ku gjithashtu nga pamjet duken se në furgon futen edhe mjete pune si kazma e lopata.

Rezulton se kompleksi Golden ku janë gjetur dhe sekuestruar armë administrohet nga familjaret Bajram Hajri, Leonard Hajri dhe Altin Hajri, me menaxhimin e kompleksit merret Olsi Turja i cili në pamjet e filmuara shfaqet duke fshirë gjurmët e gjakut. Në gjykatë përveç shtetasve të lartpërmendur është sjellë nën hetim edhe Festim Bexhdili i cili akuzohet për asgjësim dhe për fshehje të kufomës.

Nga pamjet ai shikohen dukshëm veprime active të transportimit të kufomës fillimisht me automjetin tip furgon dhe më pas edhe jashtë makinës seri në momentin e groposjes së Jan Prengës,” thuhet ne vendimin e gjykatës.

49-vjeçari u mor peng, u dhunua dhe u rrëmbye më 17 janar, në Kamëz, ndersa policia ishte dhe ajo qe konfirmoi vdekjen e tij nga humbja e gjakut, pas dhunës e torturave. Ngjarja horror ku humbi jetën Jan Prenga lidhet me të shkuarën kriminale të vëllait të viktimës në Britani, ku bëhet fjalë për një sasi prej 300 kg kokainë, që ai nuk e ka dorëzuar te grupi i trafikantëve./abcnews

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

6 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

7 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

7 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

7 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

7 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

7 hours ago