Categories: Uncategorized

Çfarë është koronavirusi dhe si ndikon ai tek organizmi i njeriut

Çfarë është COVID-19?

COVID-19 është koronavirus, pjesë e një grupi të madhe virusesh që përfshijnë si virozat që shkaktojnë ftohjen e zakonshme, deri tek ato që shkaktojnë sëmundje më të rënda si SARS-i, apo MERS-i.

Të lidhura

None found

Sa vdekjeprurës është COVID-19?

Covid-19 është më vdekjeprurës se gripi, që nuk është pjesë e grupit të koronavisurëve, por shumë më pak vdekjeprurëse se MERS-i apo SARS-i.

Dr. Anthony Fauci, shefi i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive në Insitutet Kombëtare të Shëndetit (NIH) krahasoi shkallën e vdekshmërisë mes COVID-19, gripit dhe llojeve të tjerë të koronaviruseve.

Vetëm 0.1% (një për çdo një mijë pacientë) e të prekurve nga viruset që shkaktojnë gripin sezonal vdesin si rezultat i komplikacioneve, krahasuar me 2% të atyre që preken nga COVID-19 (dy në çdo 100). Vdekshmëria nga SARS-i ndërkohë shkon nga 9% deri në 10% dhe nga MERS-i, që është më vdekjeprurësi, në rreth 36% e pacientëve.

Dr. Fauci thotë se virusi COVID-19 ngjason shumë me gripin, që përhapet më shpejt se sa u përhap SARS-i, por me një shkallë vdekshmërie më të ulët.

Si transmetohen koronaviruset?

Koronaviruset normalisht transmetohen nga kafshët tek njerëzit. Shpesh këto viruse fillojnë tek lakuriqët. Lakuriqët janë bartës të disa viruseve, përfshi koronaviruset dhe Ebolën, megjithëse këto viruse nuk duket se janë të dëmshëm për ta.

Mbi 200 koronaviruse të reja janë identifikuar tek lakuriqët. Po ashtu mendohet se MERS-i kaloi nga lakuriqët tek devetë dhe pastaj tek njeriu, ndërsa SARS-i nga lakuriqët tek një kafshë (civet) e ngjashme me macen që gjendet në Azi dhe Afrikë.

Përhapja e koronavirusit nga njeriu tek njeriu.

Një pacient amerikan është konfirmuar me koronavirus pavarësisht se pacienti nuk kishte kontakt me individë të tjerë të infektuar dhe nuk kishte udhëtuar në vendet ku është përhapur virusi. Nuk dihet se si ky individ u infektua.

Dr. Fauci thotë se ka njerëz që nuk shfaqin simptoma por që e kanë virusin dhe me shumë gjasa, mund të jenë transmetues të tij edhe pa pasur vetë simptoma.

Sipas mjekut të njohur, ky lloj transmetimi nuk është përgjegjës për përhapjen e tanishme.

Ai shton se “kjo ndodh, por nuk është mënyra kryesore e infektimit.”

Çfarë i bën trupit të njeriut COVID-19?

COVID-19 është një virus i rrugëve të frymëmarrjes, që fillon dhe përfundon në mushkëri.

Ka raste kur infeksioni është aq i lehtë, sa që pacienti nuk e di që është i sëmurë.

Megjithatë, koronavirusi mund të shkaktojë simptoma që i ngjasojnë gripit: ethe, kollitje dhe gulçim që mund të kthehet në pneumoni në të dy mushkëritë.

Përse COVID-19 shkakton kaq dëmtime tek mushkëritë?

COVID-19 infekton dhe vret qelizat (cilia), që kanë formën e qimeve në mushkëritë e njeriut, roli i të cilave është të pastrojnë mushkëritë nga viruset dhe poleni.

Pa këto qeliza, mushkëritë mund të mbushen me ujë dhe papastërti të tjera që nuk duhet të jenë aty.

COVID-19 po ashtu sulmon qelizat e mukusit. Këto qeliza janë të rëndësishme sepse mbajnë lagështinë e duhur në mushkëri që ato të funksionojnë mirë. Qelizat e mukusit i mbrojnë mushkëritë nga bakteria apo viruset.

Kur mushkëritë infektohen, ato paralajmërojnë sistemin imunitar, i cili qelizat imunitare për të luftuar infeksionin. Por në disa raste, këto qeliza imunitare vrasin gjithçka, përfshi indet e shëndetshme.

Për këtë arsye shumë pacientë të sëmurë vihen nën oksigjen dhe në raste më të rënda nën ventilim mekanik, për të mundësuar frymëmarrjen.

Përse COVID-19 sulmon organet e tjera?

Mushkëritë e dëmtuara e kanë të vështirë të dërgojnë oksigjenin e duhur në gjak.

Meqenëse organet kanë nevojë për oksigjen që të funksionojnë, në rastet kur ai u mungon, organet pushojnë së funksionuari, duke filluar nga mëlçia dhe më pas veshkat.

Përse të moshuarit dhe të prekurit nga sëmundje të tjera kanë më shumë gjasa të vdesin?

Bashkë me mplakjen, sistemi imunitar i njeriut dobësohet. Ata që pinë duhan mund të kenë rrezik më të lartë që të sëmuren ose të vdesin pasi duhani i dëmton mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes.

Ata që kanë sëmundje të zemrës, diabet apo sëmundje kronike të mushkërive, e kanë shumë më të vështirë të luftojnë virusin dhe të shërohen nga infeksionet. /VOA

të fundit

“Rama jep dorëheqjen!”/ 50 ditë revoltë! Personazhet e njohura që iu bashkuan protestave të qytetarëve (FOTO)

Protesta qytetare kundër qeverisë vijon edhe këtë të diel, duke shënuar ditën e 50 radhazi të mobilizimit në rrugët e…

26 seconds ago

SHBA dhe Izraeli asgjësojnë në ajër raketat iraniane që synonin Jordaninë; shpërthime të fuqishme në rajonin e Detit të Kuq

Sipas një vlerësimi paraprak të ushtrisë izraelite (IDF), raketat balistike iraniane që kishin si objektiv qytetin jordanez Aqaba u kapën…

19 minutes ago

Shpërndarja e 50 mijë litrave ujë të pijshëm falas nis në Gostivar

Qeveria e Maqedonisë së Vaeriut ka vendosur që nga sot dhe në ditët në vijim t’u sigurojë 50.000 litra ujë…

19 minutes ago

Diplomati gjerman bën thirrje për formimin e shpejtë të qeverisë në Kosovë, paralajmëron rrezikun e bllokimit politik

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Reiner Rudolph, ka bërë thirrje që institucionet e reja të vendit të formohen sa më…

22 minutes ago

Argjentina me një shtysë shtesë në finalen e Botërorit ndaj Spanjës, Messi kërkon të thyejë mallkimin e kampionëve në fuqi

Argjentina/ Enzo Fernandez, Leo Messi, Lautaro MartinezArgjentina është në kërkim të trofeut të dytë radhazi në Kupën e Botës dhe…

25 minutes ago

Një shfaqje historike në finalen e Botërorit 2026: Koncert me yje botërore gjatë pushimit të ndeshjes

Finalja e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, që zhvillohet këtë të diel në stadiumin MetLife në New…

31 minutes ago