Categories: Uncategorized

A do ta ngadalësojë pranvera koronavirusin?

Shkencëtarët që po studiojnë koronavirusin e ri janë të pasigurt në temperaturat e ngrohta të pranverës do të ngadalësojnë përhapjen e virusit. Është shumë herët për të kuptuar nëse edhe ky virus do të zbehet me përfundimin e sezonit të gripit.

Familja e koronaviruseve përbëhet nga dymbëdhjetë viruse, por vetëm shtatë prekin njerëzit. Katër shkaktojnë ftohje, ndërsa të tjerët janë të rinj, vdekjeprurës dhe mendohet se janë marrë nga lakuriqët e natës dhe gamilet. Virusi i ri është etiketuar si SARS-CoV-2 dhe sëmundja që shkakton, COVID-19.

Të lidhura

None found

Ideja se vera mund të parandalojë një pandemi është joshëse. Viruset që shkaktojnë grip ose ftohje kanë tendencën të zbuten gjatë muajve të ngrohtë sepse këto lloj virusesh kanë “sezonalitet.” Sidoqoftë, nuk dihet me siguri nëse SARS-CoV-2 do të reagojë në të njëjtën mënyrë. Ata që po studiojnë sëmundjen thonë se studimi është ende në fazat e hershme për të kuptuar në virusi do t’i përgjigjet ngrohjes së motit.

“Shpresoj të ketë sezonalitet, por vështirë të thuhet me siguri,” tha Stuart Weston, studiues në University of Maryland, ku virusi po studiohet çdo ditë.

Deri në momentin e shkrimit të këtij artikulli, janë konfirmuar 80 mijë të infektuar në 34 shtete. Ekspertët thonë se me shumë mundësi, sëmundja do të vijojë të përhapet.

Studiuesit e shpjegojnë përmes disa teorive kohëzgjatjen e sezonit të gripit nga tetori në prill ose mars. Disa mendojnë se është rrjedhim i hapësirave të mbyllura – për të luftuar të ftohtin, njerëzit mbyllen brenda dhe transmetimi nga njeriu në njeri bëhet më i thjeshtë.

Gjithashtu, gjatë dimrit, ajri i thatë i ndihmon viruset të udhëtojnë më gjatë dhe të mos dëmtohen teksa kalojnë nga një njeri te tjetri. Gjithashtu, ajri i thatë than mukusin e hundës që bëhet më pak efektiv në pengimin e viruseve.

Ian Lipkin, drejtor i Center for Infection and Immunity në Columbia University, thotë se drita e diellit, që është më e pakët në dimër, ndihmon në shpërbërjen e viruseve mbi sipërfaqje. “Drita ultravioletë shpërbën acidin nukleik. Në një farë mënyre i sterilizon sipërfaqet,” thotë ai.

Edhe pse koronavirusi dhe gripi janë të dy infeksione respiratore, nuk dihet ende mjaftueshëm mbi SARS-CoV-2 për të parashikuar në do të ketë sezonalitet.

Për të marrë më shumë informacion, studiuesit po analizojnë viruse të ngjashme si SARS dhe MERS. SARS, që nisi të shpërhapej në fund të 2002-shit, ka ADN 90% të ngjashme me virusin e tanishëm. Përhapja e SARS nisi në nëntor dhe zgjati deri në korrik. Mund të ketë qenë sezonal, por edhe mund të jetë ndaluar në korrik si rrjedhim i përpjekjeve njerëzore.

MERS nisi të përhapej në shtator të 2012-s në Arabinë Saudite, ku temperaturat janë në përgjithësi të larta. Në dallim nga SARS, MERS nuk u vu kurrë tërësisht nën kontroll dhe raportohen tek-tuk raste të reja. Te MERS nuk vihen re prova të pakundërshtueshme sezonaliteti.

Weston, nga University of Maryland, thotë se laboratori i tyre po punon për krijimin e një vaksine dhe për zhvillimin e trajtimeve. Sidoqoftë, vaksina mund të jetë gati për përdorim të gjerë pas një viti ose më shumë.

Sidoqoftë, epidemiologu nga Harvard, Marc Lipsitch është i mendimit se ngrohja e temperaturave nuk do ta ngadalsojë përhapjen e koronavirusit. Raste me COVID-19 janë dokumentuar në gjithë botën dhe nëse virusi është si një virus tipik gripi, do të përkeqësohet në hemisferën jugore, ku vjeshta është në ditët e para./National Geographic

të fundit

Barcelona gati të synojë Eli Junior Kroupi nëse dështon marrëveshja për Julian Alvarezin

Sipas raportimeve të Diario SPORT, Barcelona do të hidhet në sulm për sulmuesin e Bournemouthit, Eli Junior Kroupi, nëse dështon…

11 minutes ago

Zyrtarja e VV-së në Drenas: Në Drenas e kemi mbajtur mbështetjen, synimi ynë është të shndërrohemi në forcën kryesore politike

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të ruajë mbështetjen e saj në Komunën e Drenasit edhe në këto zgjedhje, pavarësisht pjesëmarrjes më…

17 minutes ago

Kundërshtime në Durrës për parkimin me pagesë, qytetarët dalin në protestë ndaj tarifave të reja

Qytetarë të Durrësit, të mbështetur nga dega lokale e Partisë Demokratike, janë mbledhur në qendër të qytetit për të protestuar…

29 minutes ago

After speeches conclude at the Prime Minister’s Office, citizens begin marching with flags and banners in Tirana

Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protesta qytetare ka hyrë në fazën e saj të radhës, me nisjen…

31 minutes ago

Salianji at the protest in front of the Prime Minister’s Office: Citizens have overcome fear, change cannot be stopped by any machinery of power

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji i është bashkuar protestës së qytetarëve para Kryeministrisë. Ai shprehet se kjo protestë e jashtëzakonshme…

32 minutes ago

Initiative for a National Citizens’ Assembly Takes Shape, Protester Outlines the Stages: 500 Potential Members Identified

Protesta kombëtare përpara godinës së kryeministrisë po dëshmon jo vetëm qëndresë qytetare, por edhe një përpjekje për të strukturuar organizimin…

32 minutes ago