Categories: Uncategorized

COVID-19, shpallet gjendja e Fatkeqësisë Natyrore në të gjithë Shqipërinë

Qeveria shqiptare ka vendosur të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në vend.

Në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare, thuhet se gjendja e fatkeqësisë natyrore shpallet në të gjithë vendin për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Të lidhura

None found

Për përballimin dhe lehtësimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore merren masat e jashtëzakonshme, si më poshtë vijon: 6.1. Institucionet publike:

a) të realizojnë plane masash organizative dhe administrative për përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore;

b) të përdorin burimet financiare të parashikuara në buxhetin vjetor, si dhe të rivlerësojnë buxhetin e tyre vjetor, në përputhje me kryerjen e shpenzimeve shtesë të paparashikuara;

c) të vënë në dispozicion burimet njerëzore e logjistike;

ç) të caktojnë objektet shtetërore në përgjegjësinë e tyre të administrimit, që mund të vihen në dispozicion për strehimin e popullsisë së evakuuar;

d) të kufizojnë aksesin në ambiente publike, të cilat kanë një frekuentim të gjerë;

dh) të ndalojnë tubimet, manifestimet dhe grevat;e) të kufizojnë aktivitetet në minimumin e domosdoshëm për të gjitha organetpublike;

ë) të vendosin në karantinë të gjithë personat e konfirmuar ose të dyshuar se janë të prekur nga COVID-19;

f) të krijojnë dhe tësigurojnë zonat e karantinës me personel, të cilit t’i sigurohen të gjithë masat parandaluese për të evituar infektimin;

g) të garantojnë kushtet dhe stafin e kualifikuar për kurim të specializuar në qendrat e karantinës;

gj) të pajisin të gjithë punonjësit e qendrave spitalore dhe shëndetësore me bazën e nevojshme materiale për shmangien e infektimit.

të fundit

Pronari i Milanit sinjalizon interes për yllin e Real Madridit: “Ndër më të mirët në botë, ndoshta më i miri

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka folur për planet e klubit italian në afatin kalimtar të janarit, duke konfirmuar se…

2 hours ago

According to Wall Street Journal, Kim Jong Un is expanding North Korea’s nuclear capabilities – what satellite images revealed

Ndërsa vëmendja ndërkombëtare është përqendruar te konflikti me Iranin, Koreja e Veriut po zgjeron infrastrukturën e saj bërthamore. [...] Read…

3 hours ago

Nga puna te dashuria/ Horoskopi për sot, 22 Nentor 2026

Dashi Nuk do keni aspak dyshime sot ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni gati te hidhni hapa me…

3 hours ago

Studimi zbulon se vetmia dhe izolimi social mund të përshpejtojnë plakjen biologjike

Dy gjëra mund të përshpejtojnë plakjen biologjike — Klan Kosova [...]Read More...

3 hours ago

Sioni merr fitoren falë golave të Rrudhanit dhe Nivokazit

Donat Rrudhani dhe Rilind Nivokazi kanë shkëlqyer në fitoren e Sionit ndaj Servettes, duke shënuar nga një gol në triumfin…

3 hours ago

Real Madridi përmbys Celta Vigon në pjesën e dytë dhe fiton 2-1

Real Madridi ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Celta Vigos, duke triumfuar me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për…

3 hours ago