Categories: Uncategorized

Breshëri plumbash në Mat, kapet 25 vjeçari

Policia ka arrestuar në Mat një 25 vjeçar pasi qëlloi me armë zjarri në drejtim të një banese.

Menjëherë pas njoftimit të marrë, Policia e Matit ka organizuar punën dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, është bërë i mundur identifikimi në kohë reale i autorit të dyshuar dhe lokalizimi i vendndodhjes së tij.

Të lidhura

None found

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. K., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 320 fishekë dhe një granatë.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas, pasi kishte qëlluar me pistoletë në drejtim të portës së jashtme të murit rrethues të banesës së shtetasit L. N. e kishte hedhur armën e zjarrit në një rezervuar.

Polumbarët e RENEA-s do të vijojnë kontrollin në rezervuar, me qëllim gjetjen e armës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, “Prishje e qetesisë publike”

të fundit

Rënie e interesit për pasaportën shqiptare, shtetësia për të huajt bie me 46% në 2025

Marrja e shtetësisë shqiptare po kalon një faze tkurrje gjatë vitit 2025, duke reflektuar rënie të ndjeshme të interesit për…

2 minutes ago

Para samitit të NATO-s në Ankara, Rutte: Evropa dhe Kanadaja po afrohen me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtjen

Pak përpara samitit të NATO-s në Ankara, sekretari i përgjithshëm i aleancës, Mark Rutte, deklaroi se vendet europiane anëtare së…

2 minutes ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me…

6 minutes ago

Sot protesta e 38-të radhazi, qytetarët nuk heqin dorë: Rama jep dorëheqjen

Për të 38-ën ditë radhazi, qytetarë do te mblidhen në bulevardin përpara Kryeministrisë, duke vijuar protestën e tyre me kërkesën…

9 minutes ago

Eliminimi nga Botërori, Brazili merr vendimin për Karlo Ançelotin

Karlo Ançeloti, do të vazhdojë të jetë trajner i Brazilit, pavarësisht eliminimit të hidhur nga Norvegjia në fazën e 1/8…

16 minutes ago

Samiti i NATO-s në Turqi/ Pas sulmeve të fundit ruse, Zelensky do të kërkojë më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të shfrytëzojë samitin e NATO-s në Turqi për t’u bërë thirrje aleatëve të Kievit…

20 minutes ago