Dostojevski në romanin e tij “Krim dhe ndëshkim” të 1866-tës, shkruante: “Niveli i civilizimit të një shoqërie matet me burgjet e saj”, Dhe Franca duket se kërkon të jetë në linjë me këtë thënie. Ajo ka nisur të zbatojë projektin e parë pilot për një reformë në burgje dhe sistemi i ri parashikon një strukturë ku bashkëjetojnë burgosja dhe riintegrimi në shoqëri.
Vënia në jetë e projektit mbi burgun inovativ të sigurisë së ulët iu besua studios francez Lan (Local Architecture Netëork) e krijuar nga italiani Umberto Napolitano dhe francezi Benoît Jallon. Nëse burgjet fillimisht ngriheshin në qendra urbane, nga fundi I viteve 1900, Franca vendosi largimin e tyre nga qytetet.
None found
E megjithatë, burgu i Nanterre, u ngrit pikërisht në një zonë të shumë populluar: në lagjen e Chemin-de-l’Île në Nanterre. Arkitektët realizuan një strukturë, e cila të ishte në harmoni edhe me ambientin përreth.
Ajo nuk ka hekura, duke i shkuar kështu deri në fund idesë së integrimit me shoqërinë, e ka madje dhe një “fashë të gjelbër” si dhe ambiente komode për të dënuarit. Nanterre është një burg inteligjent, i pajisur me një “tru” elektronik që kontrollon ndërtesën dhe sistemet e saj të monitorimit.
Selia qendrore teknologjike është gati një lloj “salle regji” . Mbikëqyrja e të burgosurve që lihen gjysmë të lirë, bëhet në mënyrë dinamike përmes disa byzylykëve me të cilët janë lidhur.
Këtë të premte, një aksident ka ndodhur në Maliq, ku dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas informacioneve paraprake, si…
Gjykata e Posaçme e Apelit, ka konfirmuar vendimin e mëparshëm të shkallës së parë për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, i…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se në datën 8 maj do të jetë protesta e radhës e…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot (24 prill) nga konferenca e radhës për shtyp, kryeministrin Edi Rama se…
Një 26-vjeçar shqiptar që kërkohej nga Spanja si pjesëtar i një bande “skifterësh” që kryenin grabitje dhe jo vetëm, është…
Në Kuvendin e Kosova është mbajtur një seancë përkujtimore në nder të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, i cili ndërroi jetë…