Një nga gjetjet kryesore të Barometrit për Ballkanin ishte perceptimi i qytetarëve në rajon mbi korrupsionin. Këtë vit 83% e të anketuarve kanë etiketuar partitë politike si më të korruptuarat, duke lënë pas gjyqësorin dhe institucione të tjera të rëndësishme.
Në një intervistë skype me gazetarin Lutfi Dervishi Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu thotë se kjo ishtë një nga gjetjet më surprizuese të këtij Barometri.
None found
“ Dy ishin të rejat e Ballkan Barometrit të cilat edhe ne na shokuan nga njëra anë. E para ishte mbështetja gati gati unanime ndaj BE-së por listimi dhe hierarkia e institucioneve më të korruptuara në ekonomitë tona. Për herë të parë këtë vit patëm në vend të parë partitë politike që konsiderohen si më të korruptuarat. Dhe ju përmendët edhe mediat.
Unë shoh që ka një lidhje midis të dyjave. Me këtë pjesën e mediave sociale, fake neës, me lajme të cilat nuk janë lajme. Nganjëherë media bën që të të shpifet politika nga njëra anë ( po flas për pjesën e lajmit të rremë) dhe nga ana tjetër edhe partitë politike duke qënë në qendër të vëmendjes, të lajmeve, të raportimeve ditore, Çdo gjë që ndodh në një parti politike është lajm menjëherë. Edhe individi më i thjeshtë, ose personazhi më karagjoz i një partie politike është po prapë në qendër të vëmendjes të medias. Qytetarët kanë marrë një distancë.” – tha Bregu.
Barometri për Ballkanin këtë vit ka marrë parasysh edhe situatën e pandemisë dhe të pyëturit janë shfaqur më të shqetësuar për situatën ekonomike se sa atë shëndetësore.
“Është e kuptueshme sepse gjithkush mendon se do të mbarojë kjo krizë, kjo situatë por Çfarë do të ndodh me punën. Njerëzit ishin të ndërgjegjshëm që do të ishte e vështirë që do të mbahesh një vend pune ndërkohë që restorantet mbylleshin, ndërkohë që shërbimet që përbëjnë mbi 99% të biznesit në rajon përfshi këtu ato të turizmit, ato të parukierisë, mirëmbatjes. Dhe gjithkush filloi të shqetësohej sepse filloi e kuptoi që të nesërmen mund të mos kishte mundësi të merrte rrogën.
Dhe duhet marrë parasysh që një pjesë e madhe në rajon, pjesa dërrmuese janë biznese të vogla dhe të mesme. Po ti shtosh këtu edhe faktin që në ballkanin perëndimor ka një numër të madh të vetëpunësuarish. Janë të gjitha arsye që të rrisnin tensionin që tashmë situate ekonomike do të bëhej më e paqartë.” – theksoi Bregu në Përballë.
Një tjetër gjetje shqetësuese e Barometrit për Ballkanin 2020 ishte largimi i të rinjve nga rajoni.
“ 71 % e të rinjve janë gati që të largohen nga vendet e tyre. Në rast se ne nuk do të arrijmë që të gjenerojmë menjëherë pas kësaj situate dhe të fillojmë të lëvizin ekonomitë, të fillojmë të ketë mundësi për të kuptuar. E vështirë shumë do të jetë por nuk do të jetë e lehtë askund. Dhe për këtë duhet të ketë më shumë qartësi, e të flitet më shumë. Uroj shumë dhe pres që të ketë zhvillime pozitive brenda për brenda në rajon.
Uroj shumë që kjo të jetë një çangë dhe një goditje për të filluar në mënyrë të menjëhershme procesin e heqjes së barrierave në rajon, duke nisur nga barriera e vizave që kemi në Ballkan mes njëri tjetrit. Pra të kemi mundësi që ato axhenda që ne i kemi parashikuar dhe ishin gati për tu realizuar qysh vjet të gjejnë rrugë.”- tha Majlinda Bregu në Përballë.
Dashi Do jeni shume te shqetësuar sot mbi një çështje delikate ne çift dhe nuk do i bëni gjerat me…
Edhe pse “Ferma VIP” ishte planifikuar të zgjaste plot 100 ditë, duket se produksioni ka ndryshuar planet për sezonin e…
Mbrëmjen e djeshme, Henri u eliminua nga Ferma VIP pas një televotimi kokë më kokë me Blerinën. Eliminimi i tij…
Kreu i Partisë Demokratike ka shprehur një mesazh ndaj kreut të qeverisë duke thën se vota e demokratëve ka lënë…
Pak minuta pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve në PD me një kandidat, ku fitues me 96% të votave pro…
Zgjedhjet me një kandidat në PD kanë përfunduar zyrtarisht, teksa Sali Berisha rikonfirmohet kreu i selisë blu. Nga 38 902…