Categories: Uncategorized

Braktisën mbledhjen pak pasi “u dendën” në pica, reagon opozita e bashkuar

Opozita e bashkuar ka reaguar lidhur me dështimin e negociatave mbrëmjen e djeshme në Këshillin Politik.

Sipas opozitës, shkak për këtë është bërë braktisja që PS i ka bërë mbledhjes, ndërsa shton se ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës që pritet të kalojnë sot në Kuvend, do të sillnin zhbërjen e marrëveshjes së arritur në 5 Qershor.

Të lidhura

None found

Deklarata e opozitës së bashkuar:

Opozita e Bashkuar dënon braktisjen e dialogut në Këshillin Politik nga Partia Socialiste gjatë mbledhjes së djeshme. Pavarësisht vullnetit tonë për të vijuar rrugën e dialogut dhe shqyrtimit në mirëbesim të propozimit tonë për konsensus, duke i qëndruar Marrëveshjeve të 5 Qershorit dhe 14 Janarit, Partia Socialiste zgjodhi rrugën e braktisjes së dialogut dhe të ecjes drejt akteve të njëanshme që dhunojnë këto marrëveshje politike të nënshkruara mes palëve.

Opozita edhe në mbledhjen e djeshme tregoi përgjegjshmëri dhe seriozitet duke paraqitur propozimin konkret të kompromisit, për hapjen 100 % të listave të kandidatëve. Në 5 orë mbledhje, Partia Socialiste nuk dha asnjë arsye për refuzimin e propozimit tonë, duke dëshmuar edhe njëherë mungesë vullneti për dialog.

Ndryshimet e njëanshme kushtetuese shkatërrojnë konsensusin, thyejnë dhe zhbëjnë marrëveshjet e 5 Qershorit dhe të 14 Janarit të nënshkruara nga vetë Partia Socialiste, dhe sjellin pasoja të rënda për stabilitetin, demokracinë dhe integrimin europian të vendit.

Njëanshmëria nuk është rruga demokratike për përcaktimin e rregullave të zgjedhjeve në një vend anëtar të OSBE-së. Njëanshmëria është rruga e autokratëve që i kanë braktisur qytetarët dhe kanë frikë nga vullneti qytetar. Njëanshmëria nuk është në interes të Shqipërisë dhe të shqiptarëve dhe as në përputhje me aspiratën e qytetarëve për Shqipërinë në Europë.

Opozita e Bashkuar është e vendosur ti qëndrojë me besnikëri interesit të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dialogu politik është rruga e vetme për gjetjen e konsensusit. Asnjë akt i njëanshëm nuk është i detyrueshëm për Opozitën dhe aq më pak për qytetarët.

Opozita e Bashkuar ripërsërit apelin për Partinë Socialiste, që të gjejë forcë dhe ti qëndrojë Marrëveshjeve që ka nënshkruar, duke hequr dorë nga aktet e njëanshme për ndryshimin e Kushtetutës dhe duke vijuar dialogun.

Prishja e konsensusit, thyerja dhe zhbërja e marrëveshjeve që vetë ka nënshkruar, dhe tentativa për të prishur normalitetin e zgjedhjeve të ardhshme, janë provë e qartë e dëshpërimit nga humbja e pushtetit që ka kapur prej kohësh lidershipin e Partisë Socialiste.

të fundit

Libani në qendër të krizës SHBA-Iran, New York Times: Si përplasjet mes Izraelit dhe Hezbollahut bllokuan dialogun Uashington-Teheran

Pak ditë pasi marrëveshja paraprake mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit kishte nisur të zbatohej, situata u afrua sërish pranë…

6 minutes ago

Tre alpinistë amerikanë humbin jetën nga temperaturat ekstreme në Kanionin e Madh të Arizonës

Tre alpinistë kanë humbur jetën këtë javë në Parkun Kombëtar të Kanionit të Madh në Arizona, si pasojë e nxehtësisë,…

6 minutes ago

LSDM: Ndryshimet në Qeveri nuk sjellin zgjidhje për hallet e qytetarëve

LSDM, në një deklaratë, e vlerësoi rikonstruimin e paralajmëruar të Qeverisë si një shfaqje politike që, sipas partisë, nuk mbështet…

13 minutes ago

Juristi Skënder Musliu analizon rezultatin e LVV-së dhe akuzon opozitën për bllokadë politike

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të sigurojë edhe mandatin e 53-të, duke ruajtur pothuajse të…

15 minutes ago

Rrahja në sallën e gjyqit, komisioni propozon futjen në ‘41 Bis’ të vëllezërve Bushgjokaj

Për incidentin e ndodhur në ambientet e GJKKO-së, referimi i çështjes Drejtorit të Institucionit të Burgjeve dhe Komisionit të Vlerësimit…

23 minutes ago

Bogujevci nga Mali i Zi: Ekonomia kreative, mundësi e madhe për të rinjtë dhe punësimin

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci, ka marrë pjesë në Forumin Ministror të Ballkanit Perëndimor për Ekonominë Kreative,…

27 minutes ago