Categories: Uncategorized

Biznesmeni- Ramës: Nëse jemi bërë për 260 mijë lekë, atëherë kurrë mos i marrshim!

Biznesmeni ka bërë një deklaratë të fortë pas takimit me Bashën në lidhje me politikat e qeverisë ndaj biznesit në këto kohë karantine.

Biznesmeni në fjalë tha se paratë që Rama i quan paga lufte, janë paga sociale, jo paga që ndihmojnë biznesin, pasi ky i fundit nuk mund të mbijetojë me 260 apo 400 mijë lekë të vjetra.

Të lidhura

None found

“Gjendja nuk është aspak e mirë. Po shkon drejt një degradimi total. Atëherë qeveria ka miratuar dy paketa, të cilat i quan paga lufte, një 260 mijë lekë dhe një 400 mijë lekë të vjetra. Asnjë paketë nuk përfshin më shumë se gjysmën e atyre që duhet të ishin.

Për ne nuk janë paketa ndihme, për biznesin, janë sociale. Nuk janë paga lufte se në luftë nuk paguhen taksa. Biznesi po shkon çdo ditë drejt falimentimit.

Nuk ka asnjë plan ekonomik nga qeveria. Të gjitha këto paketa nuk e ndihmojnë biznesin. Këto po na degradojnë. Duket sikur ne duam lëmoshë, ne nuk po kërkojmë lëmoshë. Nëse jemi bërë për 260 mijë lekë, atëherë kurrë mos i marrshim.

Në fatkeqësi natyrore thuhet se shteti duhet t’i dëmshpërblejë të gjithë. Bashkitë nuk kanë hequr taksat. Ne po paguajmë taksa njësoj. Kolegëve tanë po i vijnë faturat sikur të ishin në punë. Ne po shprehim shqetësimin tonë. Nuk kalohet kriza me 260-400 mijë lekë”.

Biznesmeni vijoi më tej duke thënë se qeveria duhet të hedhë para në mbështetje të biznesit, ndërsa apeli i tij ishte lejimi i liridaljes së qytetarëve pasi pa ta, nuk do të kishte kuptim hapja e bizneseve.

“Këtu duhen hedhur lekë, këtu duhen krijuar modele europiane dhe rajonale, si në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Qeveria duhet të marrë përgjegjësinë dhe detyrimin mbi supet e veta. Janë mbi 300 mijë të punësuar në biznesin e vogël, çfarë do të bëjnë këta. Kërkojmë të hapet ekonomia, subjektet, por nuk mund të hapen subjektet pa qytetarët.

Qeveria thotë të hapen subjeket por qytetarin e mban të mbyllur. Këtu do të ketë një krizë ekonomike të pafalshme. Ne kërkojmë nga qeveria të japë grante përmes llogarive të biznesit. Ministria e Financave dhe pushteti lokal i ka listat.

Gjendja e biznesit është e rëndë dhe po përkeqësohet çdo ditë. Lehtësim taksash dhe hapje urgjente të biznesit bashkëshoqëruar me lirinë e qytetarëve”.

të fundit

Përparim Bajrami to be released from Shutka prison after providing security worth over €1.1 million

Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka pranuar garancinë prej 1.140.781 eurosh, e ofruar në formë të pronës…

4 minutes ago

Përparim Bajrami do të lirohet nga burgu i Shutkës pas vënies së garancisë prej mbi 1,1 milion eurosh

Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka pranuar garancinë prej 1.140.781 eurosh, e ofruar në formë të pronës…

12 minutes ago

Triumf 9-1 ndaj Lensit, Fabregas paralajmëron Comon: Duhet të ruajmë përulësinë

Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…

4 hours ago

Berisha calls for opposition unity: Democrats defended students from the start of the movement

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

5 hours ago

Suspect believed to be a member of gang that defrauded elderly women arrested in Thessaloniki; €21,200 and valuables seized

Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…

5 hours ago

Dritan Goxhaj and Edison Lika released after being detained by police for refusing fines

Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…

5 hours ago