Tre prokurorë të rinj të SPAK janë betuar para Presidentit Ilir Meta.
Sotir Kllapi, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimeve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, prokurorët u betuan para Presidentit të Republikës.
None found
Formula e betimit
“Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!”
Presidenti Meta u uroi suksese dhe punë të mbarë prokurorëve të rinj të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke ju kërkuar të nisin menjëherë nga puna dhe të zhvillojnë hetime në mënyrë efikase, profesionale dhe të pavarur, ashtu siç duhet të funksionojnë të gjitha institucionet qeverisëse të sistemit të drejtësisë.
Me këtë rast, Presidenti i Republikës apelon për të gjithë përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë që të përmbushin detyrën e tyre në mënyrë efikase, profesionale dhe të pandikuar nga çdo ndërhyrje e brendshme apo e huaj, si dhe t’i qëndrojnë përherë besnik vetëm Kushtetutës dhe ligjeve në respekt të saj.
Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 5 nëntor në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan, ku një automjeti në pronësi…
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme sot, në rrugë kryesisht të thata, njofton LAMM.Intensiteti i trafikut jashtë zonave…
Agjencitë europiane të sigurisë kanë nisur një hetim ndërkufitar për të zbardhur origjinën e kërcënimeve të koordinuara për bomba, të…
Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, tha se Lëvizja ZNAM nuk do të pranojë që provimi i jurisprudencës të mbahet…
E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar me komandantin…
Rrethanat e vdekjes së 62-vjeçarit Urim Fiku në datën 3 Nëntor në fshatin Godvi të Bulqizës vijojnë të mbeten një…