Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar tashmë disa herë vendimin e SPAK për të kaluar dosjen “Bajri” në Prokurorinë e Shkodrës.
Sipas dy prokurorëve nuk u gjetën elementë që provonin se është bandë kriminale dhe për këtë Berisha ka reguar ashpër.
None found
Ai thekson se ky vendim është “mbeshtetja me e fuqishme ne memorjen time qe bandat kane marre ndonjehere ne Shqiperi”.
Postimi i plotë i Sali Berisha
Nje akt tjeter kriminal i Edvin Kristaq Mafise dhe krimineleve te posaçem te Partise!
-Edvin Kristaq Mafia shpalli dje solemnisht me kriminelet e posaçem te partise se Bajret nuk jane grup i strukturuar.
Miq, ne nje vendim kriminal dhe goditje fatale per luften kunder krimit te organizuar, dje Edvin Kristaq Mafia me te posaçmit e partise SPAK dhe Gjykates te Posaçem, shpallen se Bajret nuk jane bande ndaj dhe çeshtja nuk do hetohet dhe vleresohet prej tyre.
Ky vendim kriminal eshte mbeshtetja me e fuqishme ne memorjen time qe bandat kane marre ndonjehere ne Shqiperi.
Me kete akt kriminal ju thuhet bandave te Shqiperise vazhdoni te qete veprimtarine, vrasjet, grabitjet, trafiqet, pengmarrjet se ne kete vend nuk ka dhe nuk mund te kete banda!
Ne te vertet kete deklaron me ze dhe figure dhe ne menyre te perseritur Edvin Kristaq Mafia, sipas te cilit ne Shqiperi nuk ka banda as dhe krim te organizuar por ka keqberes dhe tani ai fakton kete me organet e tij te posaçme.
Te kesh guximin kriminal dhe te vendosesh se Bajret nuk jane bande per ti çliruar ata nga nje seri akuzash qe rendojne mbi ata do te thote se je nje vegel e verber e krimit te organizuar, do te thote te marresh persiper te shpelash me duart e tua kriminale dhjetra vepra, vrasje, trafiqe, gjoba dhe pengmarrje, do te thote te shkelmosh mbi gjakun e viktimave te kesaj bande por edhe dosjet e partnereve tane nderkombetare per kete bande, do te thote me cinizem ekstrem tju thuash familjeve te viktimave se drejtesia nuk ekziston per te dashurit tuaj, do te thote tju thuash biznesmenve te Shkodres mbylleni gojen dhe paguani gjobat.
Me kete akt kriminal Edvin Kristaq Mafia dhe kriminelet e tij te posaçem u thone mbare qytetareve te mire Shkodres se ju sundimin e krimit dhe bandave meritoni dhe se ate qe ju beri komunizimi do tju bejme ne perseri me bandat e partise! sb
Zekirija Ramadani është rikthyer te Gjilani, skuadër me të cilën në aventurën e parë arriti ta përfundonte kampionatin në vendin…
Një protestues ka denoncuar dhunën e pretenduar nga efektivët e policisë gjatë përplasjeve në protestën e zhvilluar në Tiranë. Në…
Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Shkozës, në Tiranë. Sipas informacioneve…
Këngëtarja Elvana Gjata ka reaguar përmes një mesazhi të publikuar në InstaStory ndaj protestave të studentëve në Tiranë duke shprehur…
Sulmuesi shqiptar Albian Ajeti ka shënuar gol në fitoren e rëndësishme të Luganos ndaj Crvena Zvezdës, me rezultat 3-2, në…
Real Madridi ka përmbysur disavantazhin 3-1 për të fituar 4-3 ndaj Romës, falë zëvendësimeve vendimtare, kreativitetit të Arda Gulerit dhe…