Ish-kryeministri Berisha ka reaguar për arrestimin e gazetarit dhe botuesit Henri Çili.
Me anë të një komenti, ai shprehet se arrestimi i tij u bë me urdhër të Ramës.
None found
Ai thotë se ka mbështetur edhe mbështet çdo përpjekje të zbatimit të drejtë të ligjit, por dënon aplikimin e dy standarteve në zbatimin e tij.
Përpos Ramës, Berisha bën pjesë të listës për arrestimin e botuesit ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ish-ministrin Fatmir Xhafaj, të cilët janë kujdesur që kjo ngjarje të pompohet me të madhe.
Statusi:
Edvin Mafia arreston Çilin dhe fsheh banditin!
Arrestimi i Çilit me urdher te Edvin Mafise dhe fshehja e emrit te zyrtarit te larte nga narkoprokurori po me urdher te tij ne dosjen Çili, tregon fytyren kriminale te drejtesise se narkoshtetit shqiptar.
Miq, afera Çili i hoqi çdo pete lakrorit per ndonje qe ka patur ndonje iluzion per pseudo reformen dhe pavaresine e sistemit te drejtesise, pra vendosjen e kesaj te fundit totalisht ne kontroll politik. Nga dje gjer sot komentet kane qene te shumta per kete akt mafioz flagrant te narkodrejtesise ne narkoshtetin shqiptar.
Personalisht kam mbeshtetur dhe do mbeshtes çdo perpjekje per zbatimin e drejte dhe te paanshem te ligjit ndaj çdo njeriu. Por denoj si standart kriminal dhe mafioz aplikimin e dy standarteve ne zbatimin e tij.
Aferen Çili mund ta komentoja ne shume menyra. Por sot pavaresisht nga konsideratat e mia per Henri Çilin, komenti i vetem qe mund te beje eshte: Kjo afere deshmon dhe nje here se narkodrejtesia e narkoshtetit shqiptar ka fytyren e shemtuar te droges, krimit dhe eshte kthyer thjeshte ne nje mafie qe zbaton urdhera kriminale te Edvin Kristaq Mafise!
Keshtu, per te njejtin motiv qe arrestohet me urdher te Edvin Mafise Henri Çili nga kjo narkodrejtesi, dhe njoftohet me pompohet me te madhe nga vet Gjeneral Hashashi dhe Ardi Xhafa suksesi i arrestimit te tij, po per ate motiv dhe po me urdher te Edvin Mafise jo vetem lihet i lire por fshihet dhe mbahet sekret dhe as nuk guxohet ti permendet emri partnerit ne krim te Henri Çilit, zyrtarit te larte te drejtesise, sojit te Sadusheve apo Dvoraneve te Parise qe u takua me Çilin dhe mori persiper te kryente krimin, ti plotesonte kerkesen atij.
Ky eshte morali mafioz i drejtesise se narkoshtetit te kontrolluar ne çdo qelize nga kreu i mafies se droges ne Shqiperi, Edvin Kristaq Droga!
Me kete rast denoncoj si kriminale narkodrejtesine e dy standarteve te Edvin Kristaq Mafise, e cila ne narkoshtetin e vetem e Europe ligjet i zbaton si kodet e shpellave te mafies! sb
Zekirija Ramadani është rikthyer te Gjilani, skuadër me të cilën në aventurën e parë arriti ta përfundonte kampionatin në vendin…
Një protestues ka denoncuar dhunën e pretenduar nga efektivët e policisë gjatë përplasjeve në protestën e zhvilluar në Tiranë. Në…
Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Shkozës, në Tiranë. Sipas informacioneve…
Këngëtarja Elvana Gjata ka reaguar përmes një mesazhi të publikuar në InstaStory ndaj protestave të studentëve në Tiranë duke shprehur…
Sulmuesi shqiptar Albian Ajeti ka shënuar gol në fitoren e rëndësishme të Luganos ndaj Crvena Zvezdës, me rezultat 3-2, në…
Real Madridi ka përmbysur disavantazhin 3-1 për të fituar 4-3 ndaj Romës, falë zëvendësimeve vendimtare, kreativitetit të Arda Gulerit dhe…