Categories: Uncategorized

Berisha: Koronavirusi ka mundësi të ketë ardhur në Shqipëri

Alarmi i koronavirusit po prek Shqipërinë.

Në Itali, tashmë kanë ndërruar jetë 2 persona, ndërsa mbi 50 të tjerë janë të infektuar.

Të lidhura

None found

Duke marrë parasysh afërsinë gjeografike dhe lëvizjen e shpeshta mes Italisë dhe Shqipërisë, mjekësia në Shqipëri ka vënë alarmin.

Pak minuta më para ish-kryeministri Sali Berisha shkruan në Facebook se ka mundësi që virusi tashmë të ketë mbërritur në Shqipëri dhe të ketë edhe të infektuar.

Nga Sali Berisha:

Koronavirusi anteportam?

Apo ka hyre ne Shqiperi?

Miq, Italia, vendi fqinj me te cilin Shqiperia ka shkembimet me intensive njerezore etj, eshte ne emergjence nga Koronavirusi.

Ne Shqiperi ka shume mundesi qe Koronavirusi te kete ardhur dhe te jete duke u perhapur pa asnje pengese.

Perndryshe ai tani ndodhet anteportam dhe pashmangshem ceshtje ditesh apo dhe oresh do te vije ne Shqiperi.

Duke ju bere thirrje banoreve te ruajne gjakftohtesine dhe rikujtuar se paniku eshte aleat i virusit, denoj me ashpersine me te madhe qendrimin kriminal te Edvin Mashtrimit ndaj ketij problemi vertet madhor.

Perveç mashtrimeve te shpeshta dhe kriminale qe zedheneses se tij, ndrikull Hajnise ne Shqiperi nuk eshte marre asnje mase reale efektive per parandalinim dhe perballjen me kete epidemi brutale me vdekshmeri te larte. Nuk jane bere dhe nuk behen kontrollet ne aeroporte per persona qe vijne nga zonat e infektuara, nuk ekziston qendra e karantines dhe trajtimit te personave te dyshimit apo me shenja te qarta te smundjes, mungojne maskat antivirale, respiratoret ne sasine e duhur.

Te gjithe kete situate katastrofale Edivin Hajduti dhe ndrikull Hajnia jane perpjekur ta mbulojne me mashtrime te perditshme per qendren sekrete te Kararantines per te cilen i ka lakmuar edhe Korea Veriut.

Duke denuar me ashpersine me te madhe qendrimin e papergjegjshem dhe kriminal te Edvin Hajdutit dhe Ndrikull Hajnise, ju bej thirrje qytetareve te ruajne gjakftohtesine.

të fundit

Formati me 48 skuadra në Kupën e Botës 2026 prodhoi rrëfime të veçanta, por favoritët mbetën thuajse të paprekur

Kupa e Botës 2026 debutoi me formatin e ri me 48 kombëtare, duke sjellë më shumë ekipe, histori të reja…

27 minutes ago

Burjani: An Agreement Only on the President Would Pull Kosovo Out of the Political Deadlock

Juristi Blerim Burjani ka bërë thirrje për një marrëveshje politike mes partive vetëm për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, duke…

27 minutes ago

Protest activists speak out / Lleshi: Albanian land has been turned into an experiment! Kurti: Rama treats us like people with tails

Dy aktivistët Arilda Lleshi dhe Andi Kurti, të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, kanë shpjeguar disa prej…

29 minutes ago

Protest/ Artan Hoxha: Rama has deployed anti-terror and SHISH, 173 people under scrutiny

Gazetari Artan Hoxha, duke treguar reagimin e qeverisë pas nisjes së protestës qytetare, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN…

30 minutes ago

Burjani: Një dakordim vetëm për Presidentin do ta nxirrte Kosovën nga ngërçi politik

Juristi Blerim Burjani ka bërë thirrje për një marrëveshje politike mes partive vetëm për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, duke…

30 minutes ago

Israeli strikes in Gaza continue, 5 killed, including a child

Sulmet izraelite në Rripin e Gazës kanë vijuar, duke shkaktuar vdekjen e pesë personave, sipas mjekëve të një spitali vendas.…

31 minutes ago