Categories: Uncategorized

BE thirrje për përgatitje, flet për një valë të dytë të COVID-19

Bashkimi Evropian ka njoftuar se të gjitha vendet anëtare duhet të rrisin nivelin e tyre të gadishmërisë kundër një vale të dytë të mundshme të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Stefan De Keersmaecker, në një konferencë për media nënvizoi se punimet koordinuese mes vendeve anëtare vazhdojnë në kuadër të luftës kundër COVID-19.

Të lidhura

None found

Ai tha se edhe masat përgatitore rishikohen dhe se është e rëndësishme të informohen qytetarët rreth një vale të dytë të mundshme të COVID-19.

“Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) në analizën e fundit të rrezikut u bëri thirrje vendeve anëtare që të përgatiten për një valë të dytë të COVID-19 duke përmirësuar plotësisht sistemet e tyre të mbikëqyrjes”, tha De Keersmaecker.

Pasi vuri në dukje se komunikimi në lidhje me rreziqet duhet të jetë i hapur, zëdhënësi De Keersmaecker tha se një valë e dytë e COVID-19 mund të ndodhë edhe nëse procesi në valën e parë zhvillohet mirë.

Ndërsa kryezëdhënësi i KE-së, Eric Mamer tha se në rend dite është çështja që BE-ja të ndërmarrë më shumë rol përsipër në shëndetësi e cila aktualisht është nën dominimin e qeverive, por se në fazën e parë janë përqendruar në “menaxhimin e krizës” dhe se më pas do të bisedojnë për mësimet që duhet të nxirren.

të fundit

Goditet një grup që shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave në Fier/ Arrestohen 4 persona, shpallet në kërkim një tjetër!

Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Clean School”, duke goditur një grup që dyshohet se shpërndante lëndë narkotike…

7 minutes ago

Tetovo leads in reported cases as flu cases rise in Macedonia

Gripi po intensifikohet në Maqedoni, me pothuajse dyfishin e numrit të rasteve të raportuara vetëm në një javë, sipas raportit…

11 minutes ago

Hajduti bie në gjumë në shtëpinë ku kishte hyrë për të vjedhur, arrestohet 42-vjeçari

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Pratovecchio Stia, në provincën e Arezzos, Itali, ku një 42-vjeçar është arrestuar nga…

11 minutes ago

BIRN: Bank fees hinder the spread of card payments and efforts to reduce cash use

Qeveria vendosi detyrime ligjore për bizneset për të ofruar shërbimet digjitale të pagesave me kartë ose online, por ligji ka…

12 minutes ago

Pope Leo XIV begins sixth apostolic journey to Uruguay, Argentina and Peru

Papa Leoni XIV është nisur nga Roma drejt Amerikës Latine, në udhëtimin e tij të gjashtë apostolik, i cili do…

12 minutes ago

A 38-year-old man found dead in Shkozet, Durrës—what is known so far

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Durrësit, ku një person është gjetur pa shenja jete në zonën…

12 minutes ago