Categories: Uncategorized

BATUTAT/ Rama tallet me Bashën: Kur kam Lindën përballë them “ku je o Lul”!

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kongresin e Partisë Socialiste nuk i ka kursyer edhe batutat me në qendër gruan e tij Linda Ramën, parafolësen e tij. Pasi mori fjalën kryeministri tha se Linda dhe familja e tij ishin opozita më e fortë dhe përballë saj thotë me vete “ku je o Lul”.

Në vlerësim të bashkëshortes së tij Rama tha se ajo ishte vajza që nëna e tij, Aneta Rama nuk e pati kurrë dhe i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe standardet e saj duke pasur parasysh që i ka më të forta se ato të vetë BE-së.

Të lidhura

None found

“E dëgjuat zërin e opozitës time më të fortë. Mua më takon ta falënderoj Lindën sepse sidoqoftë ishte shumë më e moderuar këtu se mbrëmë në shtëpi ku zhvillohet debati i parlamentit tonë familjaro-katunar. Rrofsh moj grua që më kurseve në sy të gjithë këtyre shoqeve dhe jam shumë i qartë që sonte kusurin do e marr në Surrel në pasion për gjithçka që nuk u tha këtu. Ju qeshni, qeshni.

Qeshni po e vërteta është po të mos e kisha në shtëpi çdo natë me atë opozitë që kemi në rrugë ne do më dukej vetja më i madhi prej të kretjve në botë. Shyqyr Zahon e kam si Gramozi se nuk ndërhyn në debatet e brendshme të Parlamentit tonë, se kur vijnë ato dy të mëdhenjtë them me vete “ku je o Lul” se vetëm ti ma bën jetën të lehtë”, shprhet Rama.

Më tej ai theksoi se përtej shakasë që është e vërtetë “dua ta falënderoj Lindën jo thjeshtë që më ndihmon të rri me këmbë në tokë, por për faktin se është themeli i patundshëm i shtëpisë sonë. Kemi një shtëpi që falë Lindës është antisizmike dhe përballon edhe tërmetet e mia me shumë qëndrueshmëri dhe falë saj fëmijëve nuk i mungon mbështetja morale, shpirtërore që unë e kam të pamundur t’ua jap sa duhet dhe si duhet.

Aneta që më sheh aq rrallë ka gjetur një vajzë që nuk do ta bënte dot kaq brenda standardeve dhe kritereve të saj, se Aneta është më e vështirë e BE për standarde dhe kritere. Falë Lindës nuk do jem kurrë vetëm”, u shpreh Rama.

të fundit

Egg protest, Klevis Balliu: New MPs respond with greater passion; it was necessary

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më…

1 hour ago

Parashikimi i horoskopit 10 tetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi ♈ Sot do të ndihesh më energjik dhe i gatshëm për të marrë iniciativa të reja. Në dashuri, një…

2 hours ago

Ferguson rrëfen frikën se mund të mos e shohë stadiumin e ri të Manchester United

Legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka folur hapur për vdekshmërinë, duke pranuar se herë pas here mendon për…

2 hours ago

Ngjyrat e Shqipërisë më emocionojnë si herën e parë”, Myrto Uzuni falënderon tifozët për dhuratën e veçantë

Myrto Uzuni Myrto Uzuni ka ardhur me një reagim në profilin e tij në Instagram, aty ku zgjedh të flasë…

2 hours ago

Qau kur iku”/ Pas katër dekadash, aktorët e “Pallatit 176” rikthehen bashkë në “Live me Luizin”; Rajmonda Bulku rrëfen pse mungoi në xhirime

Pas 40 vitesh trupa e pallatit më të famshëm në Shqipëri, “Pallatit 176” u ribashkua në ekranin e Top Channel…

2 hours ago

Protesta me vezë, Klevis Balliu: Deputetët e rinj reagojnë me më shumë pasion, ishte e nevojshme

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më…

2 hours ago