Me anë të zëdhënëses Ina Zhupa PD pretendon se akuzat e ngritura nga Bashkia e Tiranës ndaj Bashës nuk qëndrojnë.
Zhupa ka publikuar edhe një video ku shohet kreu i PD teksa debaton me recepsionisten.
None found
“Atëherë kur mendon se ka prekur limitet e qesharakes Erion Veliaj befason serish. Ketë herë, përtej fasadës që përcjell në videot dhe fotot e propagandës se tij, ndihet i frikësuar nga vizita qe kryetari i PD i bën disa të rinjve në dhomën e tyre në konvikt. Atë që s’e ka bere dot Ramiz Alia në grahmat e komunizmit në qytetin Studenti, mundohet ta realizoje pinjolli i rilindjes në krye të bashkisë moniste. Në asnjë vend të botës së lirë kryetari i opozitës nuk pengohet të vizitojë një ambient publik apo të takojë studente. Kjo mund të ndodhe në Korenë e Veriut. Ose në Tiranën e Erion Velisë, ku thjesht një vizite i tremb për vdekje se mos çjerr fasadën qe përcjell propaganda. Edi Rama, Erion Veliaj dhe gjithë të tjerët të jenë të sigurt se Lulzim Basha do të vijojë të takojë qytetarë çdo ditë. Askush nuk mund ta ndaloje misionin e opozitës. Të tregoje të vërtetën që propaganda e stisur dhe e blere shtrenjte nga oligarkët e qeverise përpiqet t’u servirë shqiptareve”, shkruan Ina Zhupa.
Një aksident me vdekje është regjistruar në Kombinat, ndërron jetë 61-vjeçari. Fatkeqësisht 61-vjeçari, Ylmi Dedja, ka humbur jetën. Mësohet se…
Ditën e sotme, një tjetër rast i trafikut të dyshuar të armëve është goditur në kryeqytet. Burime zyrtare të Policisë…
Në një deklaratë për mediat, Partia Demokratike, ka denoncuar sot mosfunksionimin e sistemit E-albania, duke penguar qytetarët të aplikojnë për…
Ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin Blendi Gonxhja, tha se në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendimi për…
Skandali i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), thellohet me akuza të reja, sipas të cilave hetimi i SPAK-ut…
Prokuroria e Tiranës, ka marrë në pyetje pesë të mitur, të cilët nga këqyrja e kamerave të sigurisë shfaqen duke…