Bashkia e Tiranës ka zgjedhur të përdorë idenë e artistit Clet Abraham, i njohur si Le Clet, për të krijuar tabelat rrugore me rastin e 100-vjetorit të Tiranës kryeqytet.
Ka qenë faqja “Exit.al“, ajo që ka vënë në dukje ngjashmërinë me veprat e artit të artistit që jeton dhe punon në Firence, Itali, me ato në Tiranë.
“Exit.al” shkruan se ka kontaktuar me studion e artistit për ta pyetur nëse i kishin dhënë leje Bashkisë së Tiranës të përdornin idenë e tij apo nëse ata kishin punuar me Bashkinë në këtë projekt.
“Fatkeqësisht ne nuk dinim gjë për këtë ‘surprizë’ në Tiranë. Ne menduam që bashkia do të ishte pak më e respektueshme për të drejtat e autorit”, ishte përgjigja e marrë.
Abraham ka lindur në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1966 dhe u arsimua për Arte në Rennes para se të transferohej në Itali në fillim të viteve 1990.
Ai është një piktor, skulptor dhe restaurues i njohur dhe i respektuar. /Exit.al
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…
Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…
Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…