Kreu i opozitës, Luzlim Basha iu përgjigj kryeministrit Rama, i cili tha sot se nuk është koha “për platforma dhe propozime”, por për bashkim.
Po në emisionin “Opinion” Basha tha se kryeministri sulmon opozitën, kur përgjegjësia kryesore për administrimin e krizës është e qeverisë.
None found
Kreu i PD-së tha se masat në vend janë marrë me shumë vonesë, edhe pse u propozuan disa javë më parë nga opozita.
“Rast unik që ta nisim me këtë me sulme nga kryetari i qeverisë për opozitën, kur në fakt përgjegjësia kryesore për administrimin e krizës është e qeverisë. Shqipëria ka mangësi të mëdha, të pakrahasueshëm me Italinë, siç është mungesa e ujit të rrjedhshëm, pamundësia e mbi 50% e shqiptarëve për të sigurua ushqimet bazë. Këto janë shqetësimet kryesore. Shqetësimi kryesor i opozitës është siguria dhe mirëqenia e shqiptarëve.
Intensiteti i masave nuk duhet të fillojë pas shfaqjes së virusit. Kriza në Kinë na dha 45 ditë kohë. Më 27 shkurt i kam kërkuar qeverisë të marrë masa, nuk i ka ndërmarrë këto masa. Më 24 shkurt kam kërkuar që të ndërtohet një regjistër i posaçëm i personave që vijën nga zonat e kuqe, nuk e bëri, sepse atëherë z.Rama ishte në një gjendje tjetër mendore, dy javë më vonë nxori policinë në rrugë, do të kishte qenë më e lehtë të kishte pasur një regjistër.
Ky është një problem i madh që nuk zgjidhet me parada policës dhe ushtarësh në rrugë, me respektin më të madh. Ne jemi dakord me masat e marra, por janë bërë me shumë vonesë. Qeveria nuk duhej të kishte pasur sikletin pse po i propozon opozita. Pse u desh ka shumë kohë për të marrë këto hapa? Qeveria po reagon për problemin sot, por kjo krizë menaxhohet duke menduar se çfarë do të ndodhë nesër e pasnesër”, tha Basha.
Mirela HaxhiajGazetarja Mirela Haxhiaj, ka qenë e ftuar në emisionin “Mega Botërori” në A2CNN [...]Read More...
Kombëtarja e Norvegjisë ka shkaktuar befasinë e radhës në Kampionatin Botëror 2026 për të eliminuar Brazilin.Edhe pse Brazili kishte rastet…
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, në një intervistë për Fox News, ka deklaruar se ndan të njëjtat qëllime me presidentin amerikan…
Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu këtë të shtunë zonën mes fshatrave Drizë dhe Peshtan, në njësitë administrative Qendër…
Volodymyr Zelensky ka njoftuar se inteligjenca ukrainase ka marrë informacione sipas të cilave Rusia është duke përgatitur një sulm të…
Ndonëse kanë kaluar gati tri dekada nga përfundimi i luftës në Kosovë, fati i rreth 1.600 personave të zhdukur ende…