Kreu i opozitës, Lulzim Basha i ka bërë apel qeverisë që të nisin menjëherë kontrollet në pikat kufitare për të shmangur përhapjen e koronavirusit.
“Për fat të keq në Italinë fqinje janë shënuar viktimat e para nga koronavirus ndërkohë që po rritet numri i të prekurve prej tij. I kërkoj qeverisë të marrë masa serioze dhe të menjëhershme. I bëj thirrje autoriteteve shëndetësore të nisin kontrollet në pikat kufitare”, shkroi Basha me anë të një njoftimi në Twitter.
None found
Në Itali janë regjistruar dy viktima prej virusit vdekjeprurës, ndërkohë që numri i personave të infektuar ka arritur në 79.
Në orët e mëngjesit u raportua se koronavirusi kishte mbërritur deri në Milano, ku u raportua një person i infektuar.
Në një postim në platformën Truth Social, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se armëpushimi mes Izraelit…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 80.9 lekë, në shitje me 82 lekë. Euro, do…
Këtë të premte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke bërë që në të gjitha qarqet…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në jetën tuaj sentimentale sot mund të shfaqen ndjenja të thella…
Ernest Muçi u kthye si protagonist në radhët e Trabzonsporit, duke ndihmuar këtë të fundit që të triumfonte me penallti…
Kreu i partisë “Lëvizja bashkë”, Arlind Qorri, dhe gazetari Alban Dudushi, kanë debatuar në “Top Story”, teksa po diskutohej për…